Home

Lajme

Qendra “Dyert e Jetës” me drejtorin ekzekutiv Dr. Bernard PROGNI, në bashkëpunim me Föreningen SAB, Suedi , dhe Bashkinë Divjakë , hapi “Dyert e bamirësisë”.

No Comments Shendetesi

Përfituesit e këtij Programi Shëndetësor në zonat Rurale të Shqipërisë, këtë rast ishin banorët e Bashkisë Divjakë .
Sot ky komunitet në nevojë dhe larg mundësive për të marrë shërbimet e nevojshme në specialitete për shëndetin e tyre, Qendra “Dyert e Jetës” hapi dyert e bamirësisë, duke ju ofruar shërbime mjekësore falas , pacientë të grupmoshave të ndryshme të shtresave në nevojë, në disa specialitete si:
Patologji
Eko abdominale
Kontrolli i grave – Vizita obstetrik-gjinekologjike.
Përfituesit, çdo moshë e komunitetit të kësaj Bashkie për të kuruar shëndetin e tyre nga pamundësia ekonomike!
Gjatë këtij aktiviteti që u zhvillua sot nga specialistët e qendrës “Dyert e Jetës” gjatë kontrollove mjekësore, u ndoq një metodë tejet profesionale në ofrimin e shërbimeve të ndryshme mjekësore.
Falenderojmë kryetarin e bashkisë Z. Fredi Kokoneshi si dhe të gjitha strukturat e bashkisë e njësive Administrative për angazhimin në këtë aktivitet mjeksorë edhe nënkryetarin e Bashkisë Divjakë Z. Avdi Snalla për gatishmërinë e treguar dhe informimin e komunitetit të kësaj Bashkie në veçanti komunitetin e njësisë administrative Grabian.
Falenderojm dhe doktor Bernardin , i cili nuk është emër i pa njohur për bashkinë e Divjakës . Falë vullnetit të tijë , shumë familje në nevojë kanë marrë një suport shumë të madh nga vetë Bernardi në disa njësi Administrative të Divjakës .
Së bashku për një të ardhme më të mirë; për një shëndet të plotë dhe gatishmëri për çdo nevojë komunitare.
Ju faleminderit!

Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Burimi/Facebook/Bashkia Divjake

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *