Home

Lajme

Bislim Ahmetaj – Udhëheqësit politikë të Ballkanit duke predikuar integrimin dhe paqen, në fakt po nxisin hegjemoninë dhe luftën.

No Comments Lajme Opinion

Loja e “fuçisë së barutit” në Ballkan vazhdon të luhet ditën për diell e natën për hënë.
Serbia e nxitë dasinë mes shqiptarëve duke përdorur qeverinë e Tiranës dhe saktësisht ushtarin e Sorosit në krye të qeverisë shqiptare këtu e gati 10 vite.
Kosova gjen më shumë mbështetje nga Presidenti i Malit të Zi, një politikan i sprovuar malazez, se nga Kryemistri me origjinë shqiptare, një aliazh që në dukje shfaqet si globalist, por në përmbajtje po na del se është një karrierist produkt i shkollës së sorosit.
Edi Rama mbështet çdo nismë të Presidentit të Serbisë, kur ky i fundit Kosovën e konsideron Serbi jugore, njëlloj sikur të ishte duke folur për Luginën e Preshevës apo Bujanovcin.
Ndërsa Edi Rama dhe Dritan Abazoviç sot u nisën për në Kiev gjoja për tu solidarizuar me popullin ukrahinas dhe Presidentin Zelenski, (një propagandë e pastër e stilit të Ramës).
Vuçiçi i Serbisë dhe Kovaçesvski i Maqedonisë së Veriut me mendje dhe me zemër janë sot dhe gjithmonë në Kremlin, ulur në gjunjë duke i puthur dorën shefit të tyre shpirtnor Vladimir Putin.
Ky realitet gjeopolitik i ka shqetësuar seriozisht qëndrat e vendimarrjes politike në Europë dhe Amerikë.
Ballkani “i shqyer” duhet “të qepet” sa më shpejt dhe me çdo kosto sipas “Procesit të Berlinit”, përndrysh gjasat që lufta e Ukrahinës do të çvendoset në rajonin e Ballkanit dhe do të rezultoj edhe më tragjike se realiteti që ka përjetuar rajoni në kohën e Mollosheviçit është në pragderë.
Vetëm qorrat dhe horat harrojnë që Vuçiçi ka qënë “gebelsi” i kasapit të ballkanit, ai kurrë se ka mohuar, siç s’ka kërkuar asnjëherë falje për masakrat e kryera nga ushtria dhe çetnikët serbe në Bosnjë dhe Kosovë.
Parlamenti Europian sot foli qartë: Njohja reciproke është kushti i vetëm i negociatave Kosovë- Serbi.
PE i kërkoj Vuçiçit të vendosë pa humbur kohë sanksionet ndaj Rusisë, nqs ai dhe vendi i tij vazhdojnë të aspirojnë për t’ju bashkuar Bashkësisë Europiane.
Politikanët që drejtojnë sot Ballkanin janë armiqtë më të mëdhenjë të vendeve të tyre dhe të rajonit.
Ata duke predikuar gjoja paqen dhe integrimin, po nxisin hegjemoninë dhe luftën.
Që Ballkani të jetë një rajon i qetë, i zhvilluar dhe i integruar i duhen hequr nga qafa udhëheqësit politikë të cilët ja vjedhin zgjedhjet dhe pasuritë popujve të tyre.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *