Home

Lajme

Historia e nje personaliteti nga krahina e Mirdites

No Comments Argëtim Histori

Ne kujtim te 74 vjetorit te vrasjes se Kapidanit te Mirdites Dr.Mark Gjomarku!
Babe!
“Ti duhet te nisesh per jashte shtetit e do te mbrosh gjith jeten vlerat e shqiptarise , kurse une do te vdes ne emen te Shqipnis Etnike duke te dhan besen se nuk bie i gjalle ne duert e anmikut komunist”
I kam shkeputur kto deshmi nga nje shkrim kujtese te mikut te rralle te familjes se Kapidanit, nga nje kujtese e shkruar e Tahir Kolgjinit.
“Dy pika lot pastaj u perziene ne mjekren rinore te Kapidan Mark Gjomarkut por ai e mbajti veten”
Vllazen e Motra.
Ne te zbardhun te Agimit te dates 14 qershor 1946 ne perpjekje e lufte me Armen famekeqe te Sigurimit te Shtetit mbeti i vrare Udheheqesi i Komitetit per Liri dhe fort i Lavdishmi Kapidan Mark Gjomarku.
-“Bab, un nuk bie i gjall ne duert e anmikut”
Princi mirditor ia mbajti fjalen Mirdites.Prici Kapidan pasi kishte marre plage te renda dhe krah tij kishte mbetun i vrare truproja ma besnike ne lulen ma te bukur te rinis , heroi i Mirdites Nikoll Perpjetri, hoqi nga brezi naganten dhe krisma shplakoj krojet arbnore , bajraket e Mirdites e jovetem.
Plumbat qe moren Kapidanin e Mirdites i hoqen klikes se sigurimit te Shtetit dhe krimineleve Enver Hoxha e Mehmet Shehu kundershtarin me te paepur dhe me te betuar deri sot.
Ata e moren trupin e Markut por jo te gjalle.Ata e moren dhe e zhduken per te mos u lene edhe nje varr femijeve , vellezerve dhe mbare Mirdites ku te lihej nje lule kujtimi e te derdhnim dy pika lot.
Kapidan Marku!
Mirdites i ka ardhun ora te te kujtoje si duhet.
U falemi nderes te gjitha familjeve qe luftuan gjithashtu krah teje dhe te qendruan besnik ashtu si ti Mirdies fale trupin.
Kapidan!
Me vdekjen tande komunizmi mori zemer, por shembullin tand e ndoqi vllau jot i ri Llesh Gjomarku i cili mbeti i vrare nje vit ma vone ne pyje te Mirdites.
Komunizmi arrestoi e internoj vllaun tjeter Deden bashk me motrat ndesa Vlleznit Kapidana Nikolle e Ndue Gjomarkaj arrien te arratisen duke mbajtun ne zemer pet gjith jeten Mirditen.
Kapidan.
Sikur ti ua mbajte besen babes dhe vllaznise edhe ata e kane shlyer besen e tyne ne lufte e perpjekje per ta cliruar Mirditen nga bisha e kuqe.
Nji nder Kapidanat qe nuk e harroj kurre plagen e Mirdites ishte Kapidani vllau jot Ndue Gjon Marka Gjoni.
Kapidan.
Cdo porosi e jotja per Liri te trojeve arbnore asht derguar me gjak e vujtje , me mall e sakrifice ne Lterin e lirise prej sejcilit djale te Kapidanit te Mirdites e sot po presim qe Mirdita ta gjeje fillen e historise se saj.
Kapidan.
Te falem nderes ne emen te cdo mirditori te sotem e ne emen te nje femije te votres tande.
Pranomi dy pika lot mbi kryqe o Zot.
Bekuar te qofte shpirti Kapidani i Mirdites Mark Gjomarkaj.
Me perulje para sakrifices, Lavdise dhe Vepres tande
Artan Lleshi Gjomarkaj
Mirdite

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *