Home

Lajme

Mentor Kikia – Konsultohuni me shkëncën o derdimenë, mos e shkatërroni me tej këtë vend!

No Comments Lajme Opinion

Dy fotot e para i përkasin pasojave që shkaktoi shiu i javës së kaluar, ku në një ditë rrebeshet shkarkuan “retë” e disa muajve. Kudo pati vërshime dhe dëme.
Këto janë pasojat e ndryshimeve të klimës, edhe pse ka shumë skeptikë që nuk e besojnë këtë teori. Por ne duhet të ndryshojmë mënyrën se si ndërtojmë, duke forcuar standardet, për ti bërë ballë këtij armiku të ri.
Dy foto e tjera i përkasin një fshati në Pukë(huazuar nga Sazan Guri).
Ato tregojnë sesi projektet masive të HEC-eve, kanë tharrë cdo kapilar të maleve, duke i futur përrenjtë nëpër tuba.
Pasoja: Përrenjve u devijohet rrjedha, ata thahen. Por ata përrenj mbajnë gjallë komunitetet e njerëzve nëpër fshatra, mbajnë gjallë bagëtitë, kafshët e egra, zogj e insekte, bimësi dhe cdo gjë të gjallë që ka nevojë për ujë.
Banorët anembanë maleve e kodrave protestuan, por në fund u dorëzuan. Oligarkët janë shumë të fortë.
Ndryshimet e klimës e kanë reduktuar rezervën ujore. Ngaqë shiu bie jo i shtrirë në kohë dhe me rrebeshe, toka nuk absorbon mjaftueshëm. Përrenjtë dhe lumenjtë gjatë verës zvogëlojnë në mënyrë drastike rrjedhën. E ardhmja e afërt është edhe më e zymtë.
Por në Shqipëri asnjë qeveri nuk konsultohet me shkencën. Ato firmosin projektet e oligarkëve dhe ndërtojnë HEC pa asnjë studim, se me cfarë do të punojnë këta HEC-e në një të ardhme të afërt.
Padyshim, ata në të sëmës shkofshin, por po dëbojnë njerëzit e fundit nga vendbanimet në zonat rurale, që kishin rezistuar deri tani.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *