Ku na qënka vallë, ky fati ?!
Që në derë do na trokasë !
Ku do jetë, ky i “ngrati “!
Që së shpejti, ai të ngjasë !
Le të trokasë, në derë të fukarasë !
Sa më parë, nëse do ngjasë !
Fati, na qënka, si ta kërkosh !
T’mirën nga e keqja, ta dallosh.
Fati u kërkoka, në numërat e llotarisë
Por më shumë, në derë të xhamisë
Bëhën lutjet, lart nga qielli
Nga yjet, hena e nga Dielli
Fati, u kërkoka, n’filxhanin e fallit !
Lexohët shpesh dhe n’sytë e ballit !!
Kur, këput petalët e luledelës
Më don, s’më don, vajzë e zemrës!
Fat do kisha, t’më lindëte djalë !
Më e lumtura, do ishte kjo fjalë !
Por, edhe vajzë, do isha me fat !
Por, edhe n’shah, kur të beja : mat !
E puthte nëna, me dashuri në ballë!
U rritsh me shendet dhe trim i rrallë !
T’perkundi nëna, në djepin me sànë
Ti m’u rritsh me babë e nànë !
Me sy nga qielli, të lutët e të flasë
Me lutjet, nga xhami e Namahzgjasë !
Fati vjen, me mund e djersë !
Vetëm fat, ky t’mos mbesë !!
Me, 14 qershor, 2022.
Novara Itali
Myftar Gjonbalaj.




Burimi/Facebook