Home

Lajme

Nebil Cika – Edi, si puna e Gimit ?!

No Comments Lajme Opinion

Arrestimi me 20 kilogram kokainë nga drejtësia italiane e ish kryetarit të Bashkisë, Vorë Agim Kajmaku, ka kthyer vëmendjen e publikut tek garancia që kryeministri Rama u dha për të zgjedhësve të Vorës gjatë prezantimit të tij në zgjedhjet e vitit 2019:” Gimi është si puna ime “.
Hesapi që duhet të behet sot është : A është vërtet Gimi si Rama dhe anasjelltas.
Rama ka qenë i sinqertë në deklarimet e tij dhe me sa duket e dinte mirë me se merrej Gimi, pasi vetëm pak muaj pas zgjedhjeve ai u shkarkua nga ligji i dekriminalizmit dhe u shpall në kërkim por nuk u ndalua e arrestua kurrë nga drejtësia Shqiptare .
Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe se Gimi është si puna e Ramës dhe ata si Rama në Shqipëri janë kryeministra jo në burg si në Itali e çdo shtet ligjor të botës .
Tani që Gimi është arrestuar për trafik droge, ngjashmëria e tij me Ramën është e vërtetuar botërisht.
A nuk është Rama njeriu më i akuzuar publik se e ktheu Shqipërinë në një plantacion të kultivimit të drogës?!
A nuk e damkosin të gjitha raportet e SHBA ,BE ,OSBE etje Shqipërinë e qeverisur nga Rama si qendër të trafikut ndërkombëtar te drogave?!
Gimi dhe trafikantë të tjerë nuk kryejnë dot këtë krim po nuk i lejoi Rama, qeveria dhe drejtësia e tij . Në Itali nuk e lanë, e kapën, se atje nuk qeverisin ata që” janë si puna e Gimit dhe e Ramës” .
Por në Shqipëri atë nuk e kapi kush edhe pse ishte në kërkim se ai është një model pushtetari, për me tepër i prezantuar si i tillë nga kryeministri, të cilin nuk e kap e nuk e arreston dot kush .
I vetmi ndryshim midis tyre është fakti që Gimin e kapën ndërsa, Ramën ende jo dhe nuk ka shanse ta kapin deri sa qeveria e shteti shqiptar të drejtohen e varën prej tij.
Shpresa e vetme që ata të jenë 100% , si puna e njëri-tjetrit edhe përpara drejtësisë, si në rastin e Gimit në Iitali, janë ndërkombëtarët .
n.ç

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *