Home

Lajme

Anila Kalleshi – Qershite kane pak kalori.

No Comments Argëtim Kuriozitet

Ato ndihmojnë për të luftuar inflamacionet, ulin faktorët e rrezikshëm për sëmundjet e zemrës, diabetit dhe kancereve të caktuar. Ky frut ndihmon të lehtësojë dhimbjet e artritit dhe kyçeve. Ato kanë elementë përbërës antiviralë dhe antibakterialë. Konsumimi i rregullt i qershive mund të ndihmojë nën uljen e rrezikut të atakut të zemrës dhe hemoragjisë cerebrale . Dieta me qershi ndihmon në uljen e peshës trupore, si edhe yndyrave (veçanërisht dhjamin, yndyrën në bark), ul inflamacionin dhe kolesterolin, dhe të gjithë faktorët e rrezikshëm që janë të lidhura me sëmundjet e zemrës. Qershite e tharta kanë me shumë antioksidante, flavonoide, polyphenolic, si luteine, zeaxanthin dhe beta karoten. Këto përbërës veprojnë si mbrojtës kundra radikaleve të lira(oksidanteve) të dëmshme dhe specieve reaktive të oksigjenit që luajnë një rol në mplakjen, kancereve dhe proceseve të sëmundjeve të ndryshme.
Polifenolet janë antioksidantë në bimë që kanë një sasi të konsiderueshme përfitimesh shëndetësore. Polifenolet funksionojnë
duke eliminuar radikalet e lira në trupin e njeriut. Mendohet që polifenolet ndihmojnë për të penguar plakjen e parakohshme, ndihmojnë për të ndaluar kancerin. Flavonoidet, janë një grup i përbërë prej mijëra elementë të ndryshëm individualë.
Qershitë janë fruta me pigment; këto pigmente janë përbërësit polifenolik, flavonoid që njihen si glykoside antocianin
(anthocyanin glycosides). Anthocianin janë pigmente të kuq, blu ose violetë (ngjyrë vjollcë), që ndodhen në shumë fruta apo
zarzavate, që njihen të kenë anti-oksidant të fuqishëm. Studimet kanë treguar që antocianinet në qershi veprojnë si agjentë
anti-inflamatorë duke bllokuar veprimet e ciklo-oksigjeneze -1 dhe 2 enxima (enzymes), (cyclooxygenase).Ciklo-oksigjeneza ose COX-1, është një enzimë që prodhon sinjale që mund të çojnë në dhimbje ose inflamacion. Ka dy lloj ciklo-oksigjeneze në trupin tonë. E para njihet si COX-1, kjo enzimë është e pranishme në çdo qelizë dhe vepron si rregullues normal i qelizave, si p.sh. mirëmbajtjen e linjave të stomakut. COX-2, në kontrast me të parën, prodhohet në përgjigje të promovimeve specifike dhe gjeneron sinjale që rezultojnë në dhimbje dhe në inflamacion. Pra, qershitë ndihmojnë të lehtësojnë dhimbjet e artritit, dëmtimet nga sporti, dhe lehtëson dhimbjet në stomak të njerëzve. Nëse do të konsumohen çdo ditë, sasi të mëdha qershijash, gjysëm kile ose më shumë, do të pakësohen dhimbjet e artritit.
Qershitë përmbajnë potas; potasi është një komponent i rëndësishëm i qelizave dhe lëngjeve të trupit, që ndihmon kontrollin
mbi rrahjet e zemrës dhe tensionin e gjakut.
Fruti i qershisë përmban një përbërës që njihet me emrin melatonin. Melatonini mund ta kapërcejë pengesën e gjakut në tru dhe mund të prodhojë efekte zbutëse në neuronet e trurit, duke qetësuar acarimin e sistemit nervor, i cili ndihmon në lehtësimin
e neurozave, pagjumësi kronike dhe dhimbjeve të kokës. Nivele të ulta të melatoninit shkaktojnë pagjumësi kronike dhe acarim tek fëmijët që kanë çrregullime të spektrit të Autizmit.
Qershitë ndihmojnë në aktivizimin dhe prodhimin e lëngjeve tretëse si edhe të urinës. Ato janë pastrues të fuqishëm të veshkave dhe mëlçisë.Në mjekësinë kineze ato përdoren për kurimin/riparimin e stomakut, reumatizmës, anemisë dhe artritit

BurimiFacebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *