Home

Lajme

Gjeto Turmalaj – ** M O N O G R A F I **

No Comments Argëtim Letersi

~
U linda në atë të bukurën Razëm
E kam atë vendlindje si pak kush,
U mekova me edukatë të pastër
Prej baca Rrokut dhe Nanës Rushë
.
Piva ujin e krojeve të Troshanit
E u rrita i shëndetshëm si Ahu i gjatë,
Vrrithin, Razmën e deri në mal të Boçanit
S’mund t’i harroj deri ne jetën e pa matë.
.
Këtu në New York, larg në dhe të huaj
Mallin që më zihen mua në gji,
Gurrat e Pultinzës s’mund të ma shuaj
Se kur i shoh ma ato vende nuk e di!?
.
Eh, ato vorre aq të shejta,
Me mijëra kilometra larg i kam,
I dua si gjan ma të shtrejta,
Atje prehen në perjetsi vllau, babë e nan.
.
Gjeto Turmalaj
Nga vllimi me poezi “Fjala si Fillim”
New York 2001

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *