Home

Lajme

KALORES I URDHRIT TE FLAMURIT CIFTIT ZYLO

No Comments Aktualitet Lajme

Faleminderit z. Ilir Meta, President i Republikes se Shqiperise per dhenien e Titullit:
KALORES I URDHRIT TE FLAMURIT!
Ju jemi mirenjohes per vleresimin tuaj dhe titulln e larte qe na akorduat si President i shtetit shqiptar pas nje pune me se 25 vjecare ne sherbim te Komunitetit Shqiptaro Amerikan.
Jane mbi 50 vleresime te ndryshme nga Senati e Bashkia e NY-ut Qeverite e Shqiperise dhe te Kosoves si dhe vleresime nga mjaft shoqata e organizata te komunitetit dhe faleminderit qe i moret ne konsiderate duke na vleresuar si Presidenti i RSH se bashku me bashkeshorten e kolegen time znj. Kozeta Zylo me Titullin e Larte: KALORES I URDHRIT TE FLAMURIT.
Asnjehere ne jeten time nuk kam punuar per tituj, poste, grada, cmime etj, sepse punen dhe edukimin i kam pjese te pandashme te natyres sime. Kur je ne edukim, ose ne media, ke fatin qe cmimin me te madh ta japin nxenesit dhe publiku qe te sheh direkt me kamera ne dore, apo editime dhe transmetime ne kanalet televizive. Ne Amerike kam kuptuar se punen vullnetare ne sherbim pozitiv e cmojne mbi cdo gje dhe ky cmim mua me frymezon shume.
Faleminderit per propozimet e bera nga Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skenderbej” me Kryetar z. Mark Qehaja dhe kryetar nderi z. Bashkim Shehu, nga ish Keshilltari ne Bashkine e NY-ut, z. Mark Gjonaj dhe nga Federata Pan Shqiptare “Vatra” me Kryetar Elmi Berisha i cili e beri te mundur qe te dekorohemi ne kuadrin e 110 Vjetorit te Vatres.
E ndaj kete vleresim jo vetem me bashkeshorten time e vajzat e mia Valbona Zylo Watkins dhe Klodiana Zylo Halsted si bashkethemeluese te TV dhe Shkolles Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, por me te gjithe stafin e shkollave shqipe ne lagjet e Nju Jorkut, Televizionit, nxenesit, prinderit, qe me perkushtim na kane mbeshtetur ne misionin tone kombetar per mesimin e Gjuhes Shqipe dhe punen si media ne Amerike.
Jua dedikoj kete TITULL prinderve te mi te urte, te ndershem dhe plot miresi, tri mbesave te mia: Dea, Saranda, Emma Liri dhe Rchard Jon qe megjithese jane te lindur ne Amerike ta ndjejne veten sa Amerikan dhe Shqiptar, te mos i harrojne rrenjet e tyre dhe ta vazhdojne me tej misionin e gjysherve.
Ju jemi perjetesisht mirenjohes per kete vleresim z.Ilir Meta President I Shqiperise, titulli eshte nje nxitje e motivim per nje perkushtim me te madh ne te ardhmen.
Me respekt,
Qemal Zylo
Themelues dhe Drejtor i TV dhe Shkollave Shqipe “Alba Life”, New York
14 qershor, 2022
New York
Photo Credit: Dritan Haxhia

May be an image of 5 people and people standing
May be an image of 5 people and people standing
May be an image of 11 people and people standing

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *