Home

Lajme

Kastriot Myftaraj – Edi Rama e quan me shkrim kryeqytetin e Ukrainës rusisht “Kiev”, jo ukrainisht “Kyiv”. Nëse nuk e ndreq me kërkesë për falje është kumt i koduar për Putinin jo gafë?

No Comments Lajme Opinion

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot në llogarinë e tij në Facebook foto nga vizita e tij në Ukrainë, me shënimin “Kiev”, me rastin e mbërritjes së tij në kryeqytetin e Ukrainës.
A thua Rama nuk e di se ukrainasit e quajnë kryeqytetin e tyre Kyiv, jo Kiev, siç thuhet në rusisht. Qëkurse Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt, mbështetësit e Ukrainës në botë nuk thonë “Kiev” por “Kyiv”. Duke thënë “Kiev” është njëjtë sikur Rama ta quajë Presidentin ukrainas në rusisht “Vladimir”, në vend të “Volodymir”, siç thuhet në ukrainisht.
Ende nuk mund të them nëse Edi Rama e ka bërë këtë “gabim ”për t’ i dërguar një kumt të koduar Putinit se megjithëse është i detyruar nga amerikanët të mbështesë Ukrainën, ai me shpirt është me Rusinë, me dashurinë për të cilën e ka edukuar në familje babai Kristaqi, i diplomuar në Rusi dhe rusofil i njohur, i cili edhe shtatoren “Nënë Shqipëri” e bëri me imitim të qartë rus.
Nëse Rama e ka bërë pa dashje, duhet ta ndreqë duke kërkuar edhe falje. Ai, apo më saktë vartësit e tij e ndjekin faqen time në Facebook sepse më kanë bërë edhe padi për postimet që kam bërë këtu, prandaj nuk mund të shtiren sikur nuk u vunë në dijeni. Të presim dhe të shohim. Tashmë kanë kaluar dy orë nga postimi i tij. Do të pres para se të them që Rama e ka bërë këtë “gabim” në nderim të vëllait të tij rus të vdekur vjet në Qerret të Kavajës./Kastriot Myftaraj

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *