Home

Lajme

Enver Bytyci – Edi Rama është në Kosovë.

No Comments Lajme Opinion

Zyrtarisht ka shkuar aty për të marrë pjesë në mbledhjen e dy qeverive që do të zhvillohet nesër në Prishtinë, për të cilën nuk pres se do të prodhojë diçka serioze e të dobishme. Praktikisht kryeministri i Shqipërisë gjendet në Kosovë për të provokuar tension, konflikt dhe përçarje!
Dihet tashmë se veteranët e përdorur e të rrejshëm janë nxitur nga klanet anti-shqiptare shqipfolës kundër qeverisë së Albin Kurtit. Rama do të bëjë të gjitha përpjekjet që t’u japë veteranëve rebelë, të cilët thonë se kanë luftuar pa qenë në luftë, gjithë mbështetjen e nevojshme për t’i mobilizuar ata për destabilizimin e Kosovës. Sepse Ramës i duhet në Prishtinë një qeveri pro-serbe dhe pro-Open Balkan!
Kaq gjë besoj se e kuptojnë shqiptarët e mençur dhe me intuitë politike të jashtëzakonshme të Kosovës! Prandaj thoni jo, refuzoni çdo përpjekje të Edi Ramës që synon të mbjelle urrejtje, përçarje, grindje e luftë midis jush!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *