Home

Lajme

Myftar Gjonbalaj – ** DALLGËT E JETËS **

No Comments Argëtim Letersi

    (  ALEGORIKE )

Dallgë – dallgë, na qënka jeta !
Me të ngjitura e tatëpjeta
Dallgë mbi dallgë, lart të ngjitësh
Bjer në këmbë, që t’mos vritësh !!

T’përplasë “dallga” , andej-këndej !
Hidhësh màjave e del përtej !
Hidhesh lart e t’biesh në këmbë
Edhe , në hëngësh vetën me dhëmbë !!

Mblidhe mëndjen, o lundërtar !
Midis dallgëve – peshkatar
Dallga – dallgës, s’po i ngjet !
Bjer në këmbë, fati të pret

Dallgë e jetës dhe e detit
Jep për tjerët, s’tërheq prejvetit *
Herë mbi dallgë e herë n’furtunal !
Nga rreziqet, mos u ndal

Je i mesuar, n’dallgët e jetës
Me “kalë shaluar” sëpërpjetës !!
S’është ai kali, t’jetë Pegas !
Shfletoj “ëndrrat “, shpesh i ngas !

Shpesh “dallga” t’hedh përpjetë !
Fatin tënd si me gjetë?!
Ku ka dallgë e ka tufane
Bir besnik, i Asaj Ane !

Me, 21 qershor, 2022.
Novara Itali
Myftar Gjonbalaj.

Mund të jetë një imazh i trëndafil
Mund të jetë një imazh i mal, qiell, pemë dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *