Home

Lajme

” NJË HISTORI E VËRTETË “

No Comments Argëtim Histori

Një ditë, një djalë shumë i varfër që shiste xhingla derë më derë, për t’u fituar diçka dhe për të paguar taksat e shkollës, u ndje shumë i uritur dhe në xhep kishte vetëm disa qindarka.
Kështu, ai vendosi që në shtëpinë tjetër, të kërkonte pak ushqim.
Megjithatë, ai e humbi shpresën kur një grua e re e bukur hapi derën. Në vend të ushqimit, kërkoi një gotë ujë !..
Gruaja e shikoi djalin, kuptoi se ai ishte i mërzitur dhe i uritur dhe në vend të ujit i dha një gotë qumësht. Ai e piu me një frymë dhe pastaj e pyeti gruan :
— “Sa të detyrohem” ?..
— “Nuk më detyrohesh asgjë” — u përgjigj ajo. — “Nëna ime më mësoi, kurrë të mos pranoj para për mirësinë që ofrojmë” !..
Djali e falënderoi gruan ngrohtësisht dhe vazhdoi rrugën e tij. Ai ndihej më i fortë, jo vetëm fizikisht por edhe mendërisht, pasi besimi i tij tek njerëzit dhe Zotit ishte rritur më fort me këtë gjest.
Pas disa vite më vonë, shëndeti i gruas u trondit dhe jeta e saj erdhi në një gjendje kritike. Mjekët lokalë, në një moment ngritën duart. Ata nuk mund ta trajtonin dot sëmundjen e saj atje. Ajo u dërgua në një qendër mjekësore në një qytet më të madh, ku u ekzaminua nga mjekët dhe u bënë testet e nevojshme.
Profesori doktor u thirr për të bërë diagnozën.
Kur dëgjoi emrin e qytetit nga erdhi pacientja, një emocion i çuditshëm e rrënqethi atë. Ai u ngrit menjëherë dhe zbriti në korridorin e spitalit në dhomën e saj, i veshur me uniformën e mjekut.
Ai e njohu atë grua menjëherë. Ai u kthye në dhomën e bordit mjekësor i vendosur për të bërë gjithçka që mundte për të shpëtuar jetën e saj.
Që nga ajo ditë e tutje ai i kushtoi vëmendje të veçantë rastit.
Pas një lufte të gjatë, beteja u fitua. Pacientja u shërua !..
Doktori i kërkoi zyrës financiare që t’i siguronte atij dokumentet e pacientes dhe faturën për miratimin përfundimtar.
Kur mori në duart faturën e pacientes, ai e shikoi atë dhe pastaj shkroi diçka në fund të letrës dhe e dërgoi përsëri, për dorëzim tek pacienttja.
Ajo kishte frikë ta hapte !.. Ishte e sigurt që do ti duhej të paguante shpenzimet mjekësore deri në fund të jetës.
Më në fund e hapi zarfın .. Teksa lexonte faturën, një fjali me shkronja të mëdha në fund të letrës e tërhoqi vëmendjen e saj.
” E paguar totalisht, me një gotë qumësht”
Më poshtë firma e profesorit të mjekësisë.
Ajo u kujtua !!!.. Lotët e gëzimit i vërshuan nga sytë dhe ajo filloi të lutej !…
“Faleminderit o Zot, që dashuria jote, e përhapur ka mbushur kaq shumë zemrat e njerëzve ..”

Burimi/Facebook/Spiro Katundi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *