Home

Lajme

PRIFTI !..

No Comments Argëtim Histori

Kur e keni pyetur për herë të fundit një Prift : — “Si je, At ?.,”
Kur keni qëndruar pranë një Prifti për të, jo për ty dhe nevojat tuaja, kur kishit durim, interes për të ndjerë nevojat e tij.
A keni qenë ndonjëherë me një Prift natën e vetmisë së tij për të parë Kryqin e Shenjtë në duar ?.. Ose të shikoni ikonën e jetës së çmuar të Tërëshenjtës Virgjëreshës Mari .. duke mos kuptuar pse ajo ndihet kaq e vetme me një Perëndi kaq të afërt, apo duke kuptuar Vetminë e Shpëtimtarit në Rrugën e Kryqit ?..
“Si dëshiron ai që të gjithë të vijnë dhe të ndiejnë gëzimin e bashkimit me Krishtin ?.. Si qan ai për të gjithë ?..”
“A keni qenë ndonjëherë me një Prift kur ai ishte i pafuqishëm dhe pa fjalë përballë një dhimbjeje, e ta ndani me të ?..”
Kur Ai varros njerëz e fëmijë i pikëlluar dhe pyesni : — “Pse ?” Pse, At, pse ?..
“A jeni larguar ndonjëherë nga shtëpia, me fëmijët dhe gruan, kur ndoshta më së shumti doni që ai, Prifti që është burrë dhe baba në shtëpi, t’i rrëfejë dikujt se po përgatitet të largohet nga kjo botë, në mes të natës, apo kur i duhet të plotësojë gjithçka që ka për të bërë ?..
A duhet të jeni në formë dhe të lumtur për fëmijët që duan edhe Priftin At ?..
Ai qëndron në lutje dhe falënderim, edhe nëse ju njerëzit keni harruar ?!..
A e dini se si është të të kërkojnë mrekulli dhe të mos i bësh dot, a e di sa dhimbje dhe sa pyetje mbeten në zemrën e një Prifti pas një shpirti që shkarkohet kur rrëfen mëkatet ?..
E dini se tek Petrahili në qafën e tij varen shpirtrat mëkatarë që duan shpëtim ?..
A keni djersitur ndonjëherë në faltore gjatë predikimit të tij ?..
A i dini emocionet me të cilat ai hap derën dhe hyn në Kishë për Liturgjinë e Shenjtë, duke pasur frikë Zotin për padenjësinë me të cilën afrohet dhe se do të ketë gjithnjë e më pak njerëz të pranishëm ?..
A i dini ndjenjat e tij nga Flijimi i Shenjtë ?.. Pasionin e tij ?.. Dashurinë e tij ?.. Fuqinë e tij ?.. A e keni idenë se si është të shohësh një njeri që merr bekimin tënd në shtratin e tij të vdekjes dhe që, megjithëse po vdes, të buzëqesh qetësisht ?..
Askush nuk e kupton buzëqeshjen e vuajtjes së tij .. përveç priftit !..
Pra, kush është prifti ?.. Kush guxon të thotë se di gjithçka për të ?..
Kush mund ta gjykojë atë ?..
Është prifti ai që mund t’i japë njeriut atë që askush tjetër nuk mund t’i ofrojë :
— Kungatën Hyjnor !..
Kush mund ta gjykojë Shenjtërinë e misionit tē tij ?..
Pra, le të lutemi për njëri — tjetrin !.. Lutuni ju për priftërinjtë dhe mos i gjykoni !.. Sepse ata, priftërinjtë, po luten për të gjithë ju !..
Do të vijë koha kur gjithçka do të dalë në dritë !.. Kur ta kuptojmë të gjithë se shkopi godet pemën me fruta !..
Do ta ndjejmë sa shumë kemi mëkatuar me njëri — tjetrin !..

Burimi/Facebook/Spiro Katundi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *