Home

Lajme

Rudi Berisha – UNË PO SHKOJ, DO NISEM NGA VARRI I NËNËS

No Comments Argëtim Letersi

(Letër e shkruar me dhimbjet e shpirtit)
Ju lutem mos me qani. Isha këtu në mes jush, isha këtu dhe disa me përbuzën punët e mia, disa të tjerë më pështynë rrugët e mia, e disa me ofenduan mua. Disa me ofenduan vetëm pse kam qenë rrugëtar që i putha plagët e Shqipërisë. Unë përditë shkruaja për varret e (atyre qe ranë në altarin e lirisë) Dardanisë, kam ngritë zërin për tokën e Shqipërisë, kam jetuar dhe kam ndjerë çdo herë plagët e Çamërisë.
Unë po shkoj, do nisem nga varri i nënës time, asaj do i them pse unë po shkoj nga këtu. Këtu do marr me veti një grusht dhé të varrit të nënës, ai dhé do më përcjell gjatë gjithë jetës, ai dhé do jetë dhéu që do me bie mbi varrin tim, pasi që unë t’i kem mbyllur sytë përjetësisht(pasi qe unë të kem vdekur).
Sa larg dua të shkoj, dua të shkoj atje kur dhéu do me bëj të vuaj, toka do me bëj të qaj, atje ku shpirti im i ngrohtë do kthehet në acar dimi, ku kockat e mia do kthehen në guri të fort që nuk lëviz, zemra ime do jetë e përmalluar për vendlindjen, tokën e atdheut tim, për Shqipërinë Natyrale. Do vuajë për dashurinë e motrave dhe vëllezërve të mi dardan, për dashurinë e të gjithë shqiptarëve.
Unë po shkoj… – Ju lutem mos me thoni lamtumirë, isha këtu në këtë tokë, jetova nën këtë diell dhe ju disa me latë në mëshirë të kohës, me braktisët, ma kthyet shpinë vetëm e vetëm për të marr pak pushtet, disa lekë me shumë, për të qenë në krye për të fol para njerëzve. Kjo ju bëri që të harroni rrugët njëdrejtimëshe qe kemi udhëtuar ne, kjo ju bëri të harroni miqësinë, respektin dhe tani të udhëtoni me copa të thyera në grimca nga padituria për popullin, kombin, atdheun, Shqipërinë Natyrale.
Unë po shkoj…. -Nga këtu po largohem që të kthehem një ditë, kur dielli të ketë ndërruar ngrohtësinë, kur hëna të bëj dritë me dashuri, ku toka të jetë e pastruar nga djerrinat, kur qielli të mos duroj kurrë me korba të zi të fluturojnë ne te.
Unë do kthehem vetëm atëherë kur do shikoi, kur do ketë vetëm shqiponja duke fluturuar në qiellin e atdheut, mëmëdheut, Shqipërisë tona Natyrale. Atëherë unë do kthehem këtu…
Varrit të nënës time i kërkoj falje, i kërkoj falje të gjithë varreve të dëshmorëve, varreve të fëmijëve, i kërkoj falje plagëve të atyre që u burgosën për Barazi, Republikë, për Çlirim dhe Liri të Kosovës.
Ju lutem me falni, jam një trup i dobësuar, jam një rrugëtar me adresë të humbur, jam një njeri qe iku nga vetvetja për ditë të mira, me falni qe hapat me çojnë atje ku ka me shumë, hapat braktisin tokën që ka shumë e më shumë, por lakmia e madhe me ka verbëruar sytë e shpirtin ma ka ngushtuar, unë tani po i ndjek këto hapa të verbërisë dhe ngushtësisë të zemrës time.
” Këto ishin fjalët e një të riu që braktisi atdheun në ditët e lirisë ”

  • Komento, shpërndaje (ke të drejtën time)
    ––––– Shkruar nga Rudi Berisha –––––
    Dardani, 20 qershor 2022

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *