Home

Lajme

Emocionet kalojnë dhe ndjenjat duhen kultivuar

No Comments Argëtim Letersi

Nga Zygmunt Bauman
Dashuria nuk është një objekt i vendosur në pako dhe i gatshëm për përdorim. Ajo i është besuar kujdesit tonë, ka nevojë për angazhim të vazhdueshëm, për t’u ripërtëritur, rikrijuar dhe ringjallur çdo ditë. Dhe dashuria e shlyen mrekullisht këtë vëmendje […]. Tregu, në nevojën tonë të dëshpëruar për dashuri, ka ndjerë mundësinë për fitime të mëdha. Dhe na josh me premtimin se mund t’i kemi të gjitha pa mundim: kënaqësi pa punë, fitim pa sakrifica, rezultate pa përpjekje, njohuri pa një proces mësimor. Dashuria kërkon kohë dhe energji.
Por sot që të dëgjojmë ata që duam, të shpenzojmë kohën tonë për të ndihmuar të tjerët në kohë të vështira, duke përmbushur nevojat dhe dëshirat e tyre më shumë se tonat, është bërë e tepërt: blerja e dhuratave në një dyqan është më se e mjaftueshme për të plotësuar mungesën e dhembshurisë, miqësisë dhe vëmendjes. Veçse ne mund të blejmë gjithçka, por jo dashurinë. Nuk do të gjejmë dashuri në një dyqan. Dashuria është një fabrikë që punon pa pushim, njëzet e katër orë në ditë dhe shtatë ditë në javë.
Pjesë të zgjedhura: ZYGMUNT BAUMAN, Intervistë nga Raffaella de Santis (La Repubblica, 20 nëntor 2012).
Përktheu nga italishtja
Laureta Petoshati

Burimi/Facebook/Laureta Petoshati

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *