Home

Lajme

Fatmir Reqica – “KËRKOJMË NDIHMË LIGJORE, JO LËMOSHË”.

No Comments Aktualitet Lajme

Qytetarë, shokë, dashamirë, e në fund ju pushtetarë.
Desha të ngris një shqetsim nga shqetsimet e shumta e te perditshme që i kemi.
Prej Maj vitit 2015, kur gjendemi në situatën të cilën gjendemi, perveq një ndihme solide nga ish KM (Ramush Haradinaj), as edhe një mbështjetje tjetër nga asnjë qeveri tjetër. Vetëm nga qytetarët , bashkatdhetarët e shokët në mënyra individuale. E që padyshim do jenë të paharruar e gjithmonë në kujtimet e zemrat tona. Respekt.
Të nderuar dhe shum të respektuar, duke filluar nga ju Presidente, Kryeminister, e ju deputetë. A e keni parasysh se qdo mbrojtje ligjore nga ana e avokatëve që nga 2015, është paguar me vetiniciativë të familejve tona ? A jeni në dijeni se gjendja ekonomike e secilit prej familjeve tona është e rënduar pas rënjes tonë në burgjet sllavo Maqedonase ?
Pa dashur të e zgjas më shum, në një formë apo tjetër, kërkojm MBROJTJE LIGJORE NGA SHTETI I KOSOVËS, për qytetarët e vet të burgosur në rastin Kumanova.
Jemi në dijeni, dhe nuk dua të hedh paralele, por njejt sikurse po ju ofrohet ushtareve te nderuar mbrojtje ligjore në Hagë, ashtu kërkojmë mbrojtje edhe ne nga ky shtet, të cilin po e quajm shtet, e prej 2015 prej se jemi ktu, asnjëherë nuk e kemi parë dorën e tij duke vepruar në rastin tonë.
Merreni parasysh këtë kërkesë, lironani nga pagesat e avokatëve, sepse mezi ja dalin familjet tona.
Me respekt!
Luftëtari i UÇK-së
I burgosuri nga qelia nr 5
Fatmir Reçica

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *