Kater burra t’larget nji oazi iu afruen.
Rreshk nga stermundimi e rruga e giat .
Me zà s’bashku kerkuen:”pak uj se mbaruem.”
E Ran te rraskapitun mbi ràn si lisa te that.
Beduini nxitoi dhe shpejt koven e mbushi.
E ia vuni para iu tha: gati qenkeni fik.”
Shndriten syt e tyne kuq flak si prushi.
nxuerren nga çanta diçka qe e kishin gllend me thik.
Etja e tyne u shue kur pane at shtuf rosak.
Qe mbi kove i qete nisi e po notonte.
Zgurdulloi beduini syt dhe e vuri doren mbi shpat.
Kur pa se t’katert diçka aq kot po i gezonte
Njeni tuj qesh, doren mbi rosak e vuni.
Zhul i zi i dores se tij, ne uj shpejt u perzi.
Beduini nje ethe e shpejt n’shpirt e zuni.
Nje oh i duel nga gjoksi, e po i shihte me habì.
Harruen me pi uj, e nen hije i zuri gjumi.
Beduinin má aspak kjo ngjarje s’ po e çudit.
I qet e mori koven e deves para ia vuni.
Mblodhi çantat e shkretines u nis me ik.
N’mesnat njenit prej tyne po i del gjumi.
“Zgjohuni se beduini ka marr koven e ka ik.
Tash pa uj vertet na erdh fundi.
Spo e gjej as rosakun e gllendur me thik.”
Me bajn me qesh vargjet e mia.
Per nji popull t’mbledh e raskapit germuç.
Qe nji dit kur ne koh i u shfaq liria.
Ne liri kan gllend e mbajn t’gjith nga nji struc.
Dekadash tuj e dishru shijen lirise te tan
e skuptojn se dikush i a fali pa gjak e vaj
kerkojn globit tuj ec, ndonji dun me rane.
Qe strucit kryet me ua fut lirisht mbrenda saj.
FN 22 qershor 2022
Burimi/Facebook