Home

Lajme

Myftar Gjonbalaj – **Ç’PO NGJET ME NE ?**!

No Comments Argëtim Letersi

   ( SATIRIKE )

Vijnë Samite pas Samitesh
Presim shqipe, lart të ngjitesh
T’pret Europa “krahëhapur “
Ah, GODO, sa ke zgjatur!
Keshtu e duan Çubrilloviqët
Vëndi i shqipeve, të degdiset !!
Nga sytë këmbët, të largohet
E Iliria, të pushtohet !!
Vijnë Samite, pas Samitesh
Nuk numërohen , pas kaq vitësh !!
Ç’po ndodh kështu , me Vëndin tim ?!
S’është AJKUNA , t’bëjë “vajtim “!
Shpresa jonë, ka mbetur shpresë !!
Vetëm shpresë, kjo t’mos mbesë !!

      *********

Nga hiçi, në një asgjë !!
Me diasporën, asgjë s’u bë !!
Çfarë paskan bërë njësitë diplomatike?!
Kanë ndërruar veçse karrike !
Dublim detyrash, për t’njëjtin “mision “
Për të ikurit, në emigracion
Veçse Shqipërisë iu bëtë “barrë “!
Ja zvogëluat, të “shkretin” thesar !!
Hallexhiu, si ta ndihmoi hallexhiun ?!
Si shurdhmemëcët, me mullixhiun !!
Përse të bëhën, “patericë “
E politikave, baticë- zbaticë !!
E papranueshme: !!
Mos’heqja e vizave për Kosovën !
Po e mbysin, sikur po i japin dorën !!
Si e vetmuara, në një Oqean !
Këtë paturpësi Bota s’e mban !!
Sa e trishtë të bësh “qyqarin “!
Nuse, – thërriste , ku ta lidh gomàrin ?!
I thosh një ditë, Veziri Sulltanit
“A mund të vihët gomari para kalit “?!
Ti marr, ç’t’i marr , kësaj Botës “zuzare “!
Nga t’katra ànët, na hidhën batare !!
Kemi hyrë , në vorbullën e deshprimit !
Presin si “lypsarët “para Perëndimit !

  *********

Hidhën “shorte “, me turrë e jazë !
Presin në edhe , nga faza në fazë !!
Do hyjmë n’Europë, apo ajo s’na pranon !?
Ç’do pêrpjekje , me dhimbje , deshton !!
Sa e trishtë qënka , kjo pritja e Godosë !!
Ec e jaket tona, s’paskan të sosë !
Po përsëritët sërishmi , KATOVICA !!
Na flasin për bulevarde, na mbesin rrugica !!
Popull i varfër i Vëndit tim
Japin situata:makro e na dalin: mikro !
Fukarai, s’u bëka kurrë zengjin !!
Si thur e çthur, gjithënjë një triko !
Kjo është:për të qeshur e pêr të qarë !!
Melçitë e qingjit, n’qafë të ujkut varë !!
N ‘ daç vil, n’daç mbaj koshat
Na rrënuan, këta “kodoshat “!!

Me, 25 qershor, 2022.
Novara Itali
Myftar Gjonbalaj.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe fëmijë
Mund të jetë një imazh i 2 persona, fëmijë, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti që thotë "3:5 M Fri De 24 December 24, 2020 8:41 8:41AM 87% ZOT BASHKOJI SHQIPETARET ARET"
Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *