Home

Lajme

Pjeter Logoreci – PËRBALLJA me RAMIZ ALINË

No Comments Argëtim Histori

Perjetim…

Data nuk m’kujtohet egzakt, por ishte vjeti 1991, pak kohë mbas masakres t’ 2 Prillit.
Atë ditë, disa intelektual, patën organizue n’teatrin Migjeni nji aktivitet n’nderim t’veprës e figurës t’At Gjergj Fishtës.
Mbasi shfaqja ishte “n’orar t’punës”, paradreke, m’u desht me krye do detyrime e mbrrita me vonesë te Teatri. Për çudi dera ishte hapë edhe pse shfaqja kishte fillue e ndërsa kërkoja nëpër xhepa FTESEN, nji grup policësh civilë, filluen me shty me dhunë e kërcnime poshtë shkallëve do shkodranë t’vonuem që kërkojshin me hy.
Ndërkohe, nga nji MERCEDES i zi që u ndal para teatrit, zbriti i buzëqeshun Presidenti komunist Ramiz Alia. E dijshe që at’ditë ai do t’vizitonte familjet e viktimave t’2 Prillit, por, që do t’vinte n’nderimin e Gjergj Fishtës, nuk e priste askush.
Kisha mbet i vetëm para derës s’Teatrit dhe Gjovalin Tonit (punojsit t’biletave), mbasi kolonat e hymjes kishin pengue policët t’më shohin, ndërsa Ramiz Alia ngjiti shkallët e hymjes me shkathtësinë e nji balerine.
Kur u ndodh përballë meje, tuj kujtue se isha nji nga administrata e teatrit, Presidenti gjaksor zgjati dorën drejt meje. U shtanga, e, i pushtuem nga nji ndjenjë e thellë zëmrimi, arsyetova ti jap liri zemres “t’flasë e t’verprojë”.

  • Unë nuk mund t’shtërngoj nji dorë gjaksore, dorën e njëriut që me vrau familjarët- … i thashë me za që m’dridhej, e tuj shtërngue duert njena me tjetren, si duket, për tju shmangë instinktit t’zgjatjes s’dorës, vazhdova: …si mundesh ti, ti që trete n’Bunë eshtnat e Gjergj Fishtës, t’vijsh sot për ta nderue atë…. Turp…Paftyrësi…
  • Si t’duesh – … foli i befasuem Ramizi, tuj u mundue me ruejt maskën e “buzëqeshjes” n’ftyrën e tij t’bardhë si qumshti e tuj u largue drejt derës që u mbyll mbas tij.
    Nuk arrita t’hyj n’teater dhe u largova nën vështrimin e rreptë t’gardistëve, por me simpatinë e shkodranëve që e panë atë skenë. Lajmi u hap shpejt n’qytet.
    Mbasdreke, Armand Shkullaku atëkohë gazetarë i RD-së, i shoqnuem nga Artan Broci, m’erdhen n’shtëpi për t’u informue për çka ndodhi, për ta pasqyrue këtë ngjarje n’numrin e nesërm t’gazetës.
    Pjeter Logoreci

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *