Home

Lajme

Lutfi Dervishi – Policia që (nuk) duam…

No Comments Aktualitet Lajme

Sot, zyrtarisht, mësuam atë që dinim 4 ditë para zgjedhjeve të 21 prillit 2021, në të ashtuquajturën “ngjarja e Elbasanit”. Mësuam, zyrtarisht, se policia është përfshirë në fshehjen e krimit që i mori jetën një qytetari.Dy zv/drejtorë policie në Elbasan janë në arrest shtëpie dhe 6 policë janë pezulluar nga detyra. Emëruesi i përbashkët është se tetë policët akuzohen për “dëshmi të rreme pëpara oficerit të policisë gjyqësore”.Për ata që u kujtohet kjo ngjarje, ka një ngjarje akoma më të madhe: ish drejtori i përgjithshëm i policisë bashkë me prokurorin e çështjes, gënjyen publikisht median dhe opinionin publik. Deklarata e zyrtarit të lartë të policisë është skandaloze. Sigurisht e shkruar nga tjetër kush, por e lexuar keq nga ish drejtori. Edhe drejtori edhe prokurori pas kësaj ngjarje, në vend të përballjes me drejtësinë u ngritën në karrierë. Nuk është e qartë pse një pjesë ndëshkohen dhe pse një pjesë promovohen! Pse disa ngjiten “lart” dhe disa zbresin poshtë?!Çfarë i detyron 10 zyrtarë të lartë të shtetit të gënjejnë publikisht dhe të kryejnë vepër penale? Ka qenë frika e tyre para banditëve? Apo tmerri para banditëve politikë?Në ngjarjen e rëndë një njollë e zezë i mbetet edhe medias dhe disa gazetarëve që raportuan “variantin zyrtar” edhe pse e dinin se nuk kishte asgjë të vërtetë në raportimin e tyre.E vërteta është se banditët në Elbasan të përfshirë në shitblejre votash në shkallë industriale, ishin më trima se policët për shkak të shokëve apo shefave të tyre, banditëve politikë. Nuk ka bandit në Shqipëri që trimërohet para policit nëse të dy nuk kanë një shef të përbashkët.Ngjarja e Elbasanit e ndodhur vetëm 4 ditë para zgjedhjeve është kronikë e një krimi të paralajmëruar. Nëse policia do të kishte bërë detyrën, asgjë nuk do të ndodhte. Por policia ka qenë e implikuar dhe e mobilizuar për të mbrojtur banditët e përshirë në zgjedhjet për shantazh dhe shitblerje votash.Çfarë e detyron zyrtarin më të lartë të policisë dhe prokurorin e çështje të gënjejë publikisht?! Frika nga banditët apo frika nga banditët politikë? A do të ndodhte mashtrimi publik nëse ngjarja nuk do të kishte lidhje me zgjedhjet?!Për zgjedhjet e 25 prillit nuk është folur shumë. Janë afroi 100 denoncime për parregullsitë në zgjedhje. Shitblerje publike votash në Elbasan, Durrës, Dibër, përdorim i fondeve dhe administratës publike, por ngjarja më e rëndë është implikimi policisë që kulmoi me rastin e Elbasanit.Hetimi i ngjarjes së Elbasanit ka qenë, është dhe do të jetë i pjesshëm. Një hetim i plotë dhe kurajoz duhet të kishte nisur një vit më parë, me thirrjen si të pandehur të zyrtarit më të lartë të policisë dhe prokurorit për mashtrim, për fshehje të krimit, për devijim të hetimeve etj.Gjithsesi, ndalimi i dy zyrtarëve të policisë lokale dhe pezullimi i 6 policëve është një mësim se “banditët politikë” të shesin shumë lehtë dhe kur vjen puna te përballja me ligjin e pësojnë ata që janë poshtë dhe jo ata që janë lart. Ata që janë lart nuk përballen me ligjin deri në ditën që zbresin poshtë. Dhe ajo ditë vjen. Sado e largët të duket.

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *