Home

Lajme

Ardiana Dhimiter Mitrushi – Nuk e njoh frikën…

No Comments Argëtim Letersi

Sa shpesh friksohemi nga e vërteta, sa shumë dhemb kur nuk kuptohemi si të tillë. Në zhargonin e ditës frika ime nuk njeh më kureshtje, por kërkon zbardhje të realitetit që dora e pushtetarëve e ka bërë një gënjeshtër dhe transformim pa gjurmë identiteti. Dhe pikërisht këtu fillon dhe loja histerike, aktoriale e nënës time… pikërisht për këtë arsye jap versionet hipotetike të mundshme të historisë së saj… nuk pres gjykimin e saj, por mirëkuptimin dhe arsyen e ftohtë të lehtësimit tim si një fëmijë e lënë jetime, por nuk harroj ta falenderoj që dha mundësinë të jetoj… Shkaqet dhe pasojat janë një ambientalizëm adoptiv dhe çdokush e lehtëson vetveten kur lë pas brengën e tij apo të saj… 🙏🏻🙏🏻🙏🏻❤️❤️❤️❤️

Nuk e njoh frikën…

Një nxitje kërshërie kohore m’i nguli sytë e hetimit,
si një shigjetë endacake zuri të m’a guduliste përgjakshëm dhimbjen e mbuluar nga xhaketa e saj e shqyer ndër vite.
Sot, u tradhëtova nga sytë e përlotur, nga një akustikë zanoresh me rritme aritmike furtunash.

Lumenjtë e zemërimit më përshkonin çdo mendim
të pa indentifikuar, tentakulat përbindshe gjarpëronin nën lëkurën time të zbehur, rrëmbyeshëm gurgullonin triumfin pa finish pistash maratonomakësh.

Dhimbjen viktimë e groposa thellë me tufanin e urrejtjes, me ëgërsinë vullkanike të hemisferës së tokës.
Muskujt e jetës i ndjeja të më kontraktoheshin nga përplasjet e dhunshme të reve inatçorre, nga vetëtimat verbuese dhe shpërthyese pa ultimatum.
Zemra kishte marrë këmbanat e botës, bujshëm godiste me rritëm hapash të përshpejtuara dhe shokonin sekondën e artë. Nga thellësi e saj dëgjoheshin klithmat e brendshme të dikujt, ndjeja erën që linte pas vrapin e shmangies… Me duar mbyllja veshët e rënduar nga thashethemnajat, nga pëshpërimat, nga peligrinazhi kronik i vendndodhjes së mërguar në shtegtim. Unë nga trishtimi mbyturazi qaja këngën time të vajit nënë.

Në pasqyrën time ditore shpesh kërkoja rrugën e të drejtës time. Ajo në çdo moment më mbyllet si një fortesë hermetike e fortifikuar me aisbergë baruti.
Teksa mikloja sytë që më vajtonin, në mënyrë të njëtrajtshme buzëqeshja më bekonte lotët lozonjare. Bukuria ishte edhe aty ku dhimbja i gryente eshtrat e ndëshkimit.
Në akullnajën e bukurisë nënë, trupi më ngazëllente me pendesa, zgjohesha që me natë nga drithmat, me heshtjen e saj përpëlitja sytë e vetmuar që shikonin diku larg, rrëmbeja dhëmbët e mbërthyer në bregun e pengjeve dhe buzët i përplasja me forcë në shtrëngatën e saj egoiste.
Në trup hidhja mëndafshin endacak flirtues, këmbët vraponin në drejtim të saj, mbase edhe të atij…?!
Imagjinata ime vraponte, ndiqte pas idetë me sikur…, mos vallë kështu apo ashtu…?!
Mund edhe kështu?!…:
“Ajo duke shkuar kuturu, sandalet i përplaseshin me forcë duke shqyer pellgjet ujore të qelbura nga netët pijanike…?! Ndoshta ishte e dehur nga pija apo dashuria?!…, gjunjët e gjakosura nga virgjëria pedalonin me sinkronin seksual, me një, apo me shumë hamshorë?!…”
Drobitja e mendimit gjithmonë më lejon hamendje dhe aludime idesh infinitive. Shkallët hierarkike ndiqnin me vëmendje ngjitjet dhe zbritjet e ofiqit të “shumë pritur”. Ato ishin një mjet komunikimi, një arsye afrimi dhe largimi, një formë formale për realizimin e finales dhe duartrokitjet për suksesin “talent”.

Patetizmi filmik i kishte robëruar aktet skenike, klithmat normalizonin mëngjesin e rradhës, nata çdo ditë shqyente hekurat vandale të kuriozitetit, por pa puthje dhe pa dashuri. Asaj ‘ia kishin burgosur idenë, kërkesën, por edhe arsyen statike që përçmonte momentet me dikur… Vdekjes i ishte përbetuar, në dorë mbante kamën përbindëshe të shtrigave theatrike, por jeta akoma i trishtonte, ‘ia frikësonte lumturinë.

kishin mbjellë tashmë farën maskuline të alkolizuar. Oh!… sa shumë kishin pështyrë në trupin e saj të njomë padrejtësisht, si shatrivanë suksesi shfrynin testikulat maskuliniste me eufori të pa civilizuara njerëzore.

Forca maskuliniste gllabëronte, nënshtronte çdo naivitet pa shpëtim, pa njohje aprovimi. Ata me sytë e djallit shqyenin çdo ndjenjë të vobektë të drithëruar femërore, e cila do të ishte viktima e të nesërmes dhe kështu me rradhë…

Ah!… kjo mizori arkaike, e bukura kishte sy vaginale, gjoksin ia shqyenin me dhëmbë çakejsh si një mandat pronësie, por që në dalje e priste një langua më i tërbuar. Flijimi kishte vënë maskën e ballove perandorake, kuintat zgjoheshin nga rënkimet dhe ofshamat e dehura, por zërin dhe shikimin e saj dora përbindshe e kishte zaptuar.

Qelizat e para jetësore zvarriteshin në trupat e pa shpresë, ato numëronin muajt dhe vitet që duheshin harruar qëllimisht. Presionet psikologjike, mpirja alkolike shtypte dhe zhdukte çdo gjurmë të një foshnje, çdo premtim, çdo kërcënim, çdo sekondë pa as më të voglin dyshim.

Akoma pyes veten:
“A mund të jetë i gjallë mallkimi im i pushtetshëm, ndoshta i vetë pushtetshëm?!… A është kjo një vlagë e të shkuarës së frikshme dhe ajo e ruan akoma si një ëndërr të hidhur?!…
Kjo m’i përshtatet thënies së popullit që: “Frika ruan vreshtin…”, por ajo e ruan akoma në vetmi?!…”

Unë frikën e njoha si një dordolec të varur fushave për të trebur qeniet e pandërgjegjshme shtazore.
Siguria tek unë ishte një natyrë ideale që e vishja me përshtatshmëri perfekte, pa e alteruar dhe ndryshuar kurrë.

Unë, pasqyrë kam realitetin, pastërtinë shpirtërore, kam qënien time unike pa diktate nga askush.
E vërteta nuk më tremb aspak, e pres natyrshëm pa aksesori buzëqeshjesh të shtirura.

Jeta sjell moshën me reagimet dhe reflektimet e saj, por pa lënduar dhe përdhosur emrat e shenjtëruar të Zotave tanë. Ne jemi njerëz që duhet të gabojmë, duhet të lëndojmë dhe t’ na lëndojnë…, e vërteta nuk duhet të jetë tabu frike për askënd. Sot, unë do t’ thërras, kërkoj, pajtoj rrugëtimin tim, por frikës nuk i shmangem edhe kur shpirti e ndjen përballjen.
Unë me forcën e të drejtës time morale dhe fizike do t’ thërras sa mundem dhe dua të më dëgjosh:
“Ti je nënë për mua…, unë të jam bijë…”

Ardiana Dhimitër Mitrushi 29/06/2022…

Burimi/Facebook/Autorja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *