Home

Lajme

Bari Dervishllari – Lot dhe trishtim.

No Comments Argëtim Letersi

Cili është zanati jot,
emigrant more biri im?
Dit e nat kredhur në lot,
i djegur për vëndin tim.

Edhe unë o bir o djalë,
shtyj tespiet një nga një.
Lutem shpirti mos m’dalë
pa të parë s’duroj dot më.!

Kam mbetur këtu kërcure,
nuk shikoj askënd në derë,
Jam kërrusur plot kusure,
ç’qe kjo gjëmë kjo poterë?

Tani po fle derën hapur,
nuk po vë shulin në derë,
Se njëra ashtu është kalbur,
s’kishte rob që ta nxjerrë.

Prandaj eja,eja o biri im,
mos më ler të mallëngjyer.
Kam një mal me hidhërim,
s’gjej dot fjalë për ta rrëfyer!

B.Xh.D.Dushar Korçë.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *