Home

Lajme

Spartak Ngjela – Erdhi koha të pyesim?

No Comments Lajme Opinion

Kush e disponon sot agjenturën e Sigurimit të Shtetit që ka funksionuar gjatë regjimin komunist në Shqipëri? Sepse, befas, ish presidenti Meta na doli si agjent i policisë sekrete të komunizmit në Shqipëri.
Por çfarë ishte kjo polici sekrete që drejtohej nga Sigurimi i Shterit në Tiranë dhe çfarë ndodhi me të pas rënies së komunizmit?
Po me agjenturën e Sigurimit të Shtetit çfarë ndodhi pas rënies së komunizmit? Ku shkuan gjithë ata agjentë që shqiptarët i quanin dhe i quajnë spiunë, dhe që përbënin rreth 20% të popullsisë?
I.
Atëherë, na duhet të theksojmë se…
Në Shqipëri këtë polici sekrete, si agjenturë e kishin, në disponim zyrëtar, operativët e Sigurimit të Shtetit, dhe secili prej tyre punonte me fashikujt e tij nën një regjim të rreptë sigurimi.
Sigurimi i Shtetit administrohej në të gjithë territorin e Shqipërisë me anë të operativëve dhe këta ishin administratorët thelbësorë të ushtrimit të forcës tiranike të shtetit.
Operativët ndiqnin me teknikë dhe me agjenturë cilindo individ që dyshohej si kundërshtari i rgjimit komunist, por edhe çdo individ tjetër që e godisnin për terror, për të krijuar ndjenjën e frikës nëpër rrethe të caktuara shoqërore.
Prandaj, çështja Meta nuk mund të quhet një çështje e thjeshtë, të cilën mendojmë ta trajtojmë në këtë shkrim brenda aspekteve të caktuara të gjendjes korruptive në Shqipëri dhe, gjithashtu, edhe brenda ndërthurjes midis së kaluarës komuniste dhe kësaj që po ndodh sot në Shqipëri.
E pra, çfarë ishte në thelb denoncimi që iu bë këto ditë ish presidentit Meta, i akuzuar publikisht si ish agjent i policisë sekretet të komunizmit, d.m.t. Sigurimit të Shtetit?
ll.
Ka disa ditë që po bëhet zhurmë rreth denoncimit publik që i është bërë ish kryeministrit, ish kryetarit të kuvendit dhe ish presidentit të republikës, Ilir Meta, si agjent i policisë sekrete të komunizmit. Por kjo, ndërkaq ka krijuar në Shqipëri një goditje të rëndë për moralitetin e qeverisjeve në këta 32 vjetët e periudhës paskomuniste.
Sigurisht që kjo, para së gjithash, është një shkelje ligji nga komisionet shtetërore të verifikimit të figurës, dhe, brenda kësaj, është edhe një vepër penale.
Kurse Meta, në vend që të futet në mbyllje shtëpi, ai, me një fytyrë prej mjerani në hall, kërkon të vijojë gënjeshtrën e karakterit të spiunazhit të tij. Por…
Juridikisht, kjo ka vetëm një pyetje: a është firma e Metës ajo që ndodhet në dokumentin e bashkëpunimit si agjent i Sigurimit të Shtetit?
Po ka firmë, Metë mavria lodhet kot.
lll.
Por, gjithsesi këto shfaqje të zakonit të vjetër nuk janë më të kohës… dhe prandaj shqiptarët kjo gjendje edhe po i bezdis, por edhe e ndjejnë që, dokumenti i Metës, nuk është një gjë e vetme e tani, sepse kjo që ndodhi, në Shqipërinë e sotme është fenomen.
E pra, intelektualizmi shqiptar po pyet: Si, nuk e dini ju që, nga viti 1992 e deri më sot, këta agjentë spiunish kanë krijuar në qeverisjen e Shqipërisë korrupsionin e lartë shtetëror?
Ende nuk e dini që kjo agjenturë shkatërroi në Shqipëri 500 uzina e fabrika gjatë viteve 1992 – 1997 dhe, edhe më tej?
Po pse, ju ende nuk e dini që ky shkatërrim ka qenë kërkesë e Athinës dhe Beogradit, sidomos e Beogradit?
Por ka edhe diçka që është më thelbësore.
Dhe le ta sqarojmë…
lV..
Sipas informacionit të saktë që kam, më lejoni t’ju them se, ne vitet 1991, 1992, 1993 drejt Athinës u lëshuan dhe ikën pjesa më e madhe e operativëve të Sigurimit të Shtetit. Dhe një pjesë e vogël e tyre edhe drejt Beogradit.
Duhet të kujtohemi, se agjentura e Sigurimit të Shtetit drejtohej nga operativët.
Çdo operativ i Sigurimit kishte nën drejtimin e tij agjenturor një numër jo të vogël agjentësh, të cilët e kishin kthyer Shqipërinë e Enver Hoxhës në një spiunazh tërësor.
Por çfarë ndodhi me operativët në vitet 1991, 1992, 1993?
Ata, në fakt u trembën nga përmbysja e diktaturës dhe u derdhën drejt arratisjes jashtë Shqipërisë.
Por…
Shumica dërmuese e operativëve të Sigurimit në këto vite emigruan në Greqi, dhe, në Athinë. Por këta tani është e provuar se, për të shpëtuar kokën dhe për të fituar para, e shitën me dorëzim të plotë dokumentar, të gjithë agjenturën sekrete të Sigurimit të Shtetit, të cilën ata e dispononin si opetativë.
Por, cili është fakti që po sjell unë?
E pra…
Sipas informacionit tim të sigurt, të gjithë operativët e Sigurimit të Shtetit që u arratisën në Greqi, në vitin 1991, 1992, 1993 e shiten aty agjenturën qe e dispononin sipas listave dhe adresave që i kishin nëpër dosjet e tyre të punës.
Ja, kjo është thembra e Akilit në këtë çështje, sepse shumica e agjenturës së Sigurimit u aktivizua nga shërbimi sekret i Athinës dhe Beogradit. Por përqindja dërmuese shkoi në Athinë.
Kjo është zanafilla e tragjedisë së re të shqiptare që ia sollën sërish operativët e Sigurimit të Shtetit.
Dhe duhet të kuptohemi se agjentura e dorëzuar në shërbimin sekret të Greqisë, Serbisë por edhe Rusisë, me segmente të caktuara kohore, ka drejtuar qeverisjen në Shqipëri. Domethënë, e ka drejtuar në favor të shteteve që historikisht kanë pushtuar territoret e Shqipërisë.
V.
Për këtë çështje çdo intelektual që shkruan ka të drejtë të akuzojë kohën, të mendojë se komunizmi ka qenë i gjallë në Shqipëri me një lëkurë tjetër. Ka të drejtë ta shohë gjendjen e rënduar të shoqërisë shqiptare dhe mungesën e zhvillimit si pasojë e faktit që Shqipëria në këta tridhjet vite ka qenë e drejtuar nga Sigurimi i Shtetit me anë të ish agjentëve të tij të Sigurimit të Shtetit.
Por…
Në një gjykim të përgjithshëm kjo ka brenda një aspekt letrar të analizës, dhe jo të së vërtetë. Prandaj gjendja tridhjetëvjeçare e drejtimit të Shqipërisë nga fraksionet e ish komunistëve duhe të mbështetet në fakte që krijojnë gjykimet e vërteta të analizës.
Prandaj, në funksion të kësaj analize, duhet të pyesim: A mundet që rasti Meta të përmbajë brenda vetes të gjithë introduksion e degradimit paskomunist në Shqipëri? A mjafton rasti Meta për të arsyetuar të keqen aktuale si rrjedhojë e ligësisë se Sigurimit të Shtetit, me ish agjentët e tij që drejtuan Shqipërinë në 31 vite rresht?
Jo. Ky rast nuk e krijon.
Duhet që brenda analizës ne t’i qëndrojmë faktit kryesor: që operativët e ish Sigurimit të Shtetit shitën agjenturën e tyre në Greqi, në Serbi por edhe në Rusi. Por, pikërisht këta agjentë, me padron tjetër tani, në 30 vite kanë sjellë një dëm shumë të madh në qeverisjen e Shqipërisë dhe e kanë dëmtuar shumë zhvillimin e Shqipërisë. Sepse janë pikërisht këta që krijuan krizën e vitit 1997; janë këta që, duke qenë në qeverisjen e Shqipërisë, shkatërruan 500 fabrika dhe uzina, prenë miliona pemë frutore, dogjën dhe shkatërruan 20 mjë ha vreshta etj, etj.
Prandaj…
Ky fenomen që analizuam për agjenturën e Sigurimit të Shtetit përbën karakterin retrograd të drejtuesëve: presidentë dhe kryeministra, ministra e deputetë në këta 30 vite të historisë së Shqipërisë. Dhe kjo është arsyeja që shumica e tyre kanë qenë me karakter negativ kundrejt Shqipërisë.
Por tani, gjithçka po shkon drejt shkatërrimit të këtij fenomeni të lig antishqiptar.
Prisni dhe shikoni…

Burimi/Facebook

50 vjetorin e kongresit të Madridit, kur diaspora shqiptare u bashkua kundër regjimit komunist.

No Comments Argëtim Histori

Sot kujtojmë 50 vjetorin e kongresit të Madridit, kur diaspora shqiptare u bashkua kundër regjimit komunist. Korriku i vitit 1972 do të mbahet mend përgjithmonë si një datë që shënon themelimin e Aktit te Unitetit, ku të gjitha partitë dhe organizatat politike shqiptare në diasporë folën me një zë kundër tiranisë së regjimit komunist në Tiranë, duke harruar intereset e tyre dhe duke u bashkuar në mbrojtjen e lirisë:
Congressional Record” ka botuar, me 11 gusht 1972, “Aktin e Unitetit” të shqiptarëve në mërgim (ekzil) të realizuar gjatë konventës tre ditore të organizuar asokohe nga Mbreti Leka Zogu I në Madrid.
Takimi i partive dhe grupeve të
emigracionit shqiptar
I nderuari Strom Thurmond
nga Karolina e Jugut
në Senatin e Shteteve të Bashkuara
E premte, 11 Gusht 1972
Z. Thurmond. Zoti President, Leka I, Mbreti i Shqiptarëve, në një lëvizje të një rëndësie të caktuar, së fundmi thirri përfaqësuesit e të gjitha grupeve shqiptare në megrim (ekzil) në një takim në Madrid, Spanjë. Ky takim është i rëndësishëm, sepse ishte hera e parë në 20 vitet e fundit që shqiptarët që përfaqësonin ideologji të ndryshme mblidheshin për të diskutuar problemet dhe dallimet e tyre.
Në takim, delegatët diskutuan mënyrat në të cilat ata mund të punonin së bashku për të sjellë rënien e regjimit aktual jopopullor në Shqipëri, i cili ruan sundimin e tij duke burgosur ata që flasin kundër tij. Delegatët krijuan një kuadër organizativ për të lejuar që grupe të ndryshme të bashkëpunojnë pa kompromentuar ideologjitë e ndryshme.
Shqiptarët në ekzil kanë rënë dakord për herë të parë të punojnë së bashku për të sjellë lirinë në një tokë që ka kaluar shumë kohë pa të. Mendoj se është e rëndësishme që Kongresi dhe qytetarët e Shteteve të Bashkuara të ndërgjegjësohen për përpjekjet e tyre.
Zoti President, kërkoj pëlqimin unanim që kjo marrëveshje, e inicuar nga Madhëria e Tij Mbreti Leka I, të printohet në “Zgjerimet e Vërejtjeve – The Extensions of Remarks”.
Duke mos pasur asnjë kundërshtim, marrëveshja u urdhërua të printohej në Recorp, si më poshtë:
Akti i Unitetit (Act of Unity)
Me ftesë të Madhërisë së Tij Mbretit Leka I, palët dhe grupet e shqiptarëve në emigrim u takuan në Hotel Cuzco në Madrid, më 2 dhe 3 korrik 1972, dhe pasi diskutuan situatën shqiptare dhe ndërkombëtare,
Vendosën:
1- Që forcat kombëtare të jenë të bashkuara për sigurimin e një Shqipërie etnike, dhe rënien e Regjimit antipopullor që peshon rëndë mbi Shqipërinë, dhe për mbrojtjen e integritetit të Kombit nga çdo plan i huaj.
2- Që të zhvillohen aktivitete në të gjitha fushat, politike, kulturore dhe shoqërore.
3- Që të krijohet një shtyp i bashkuar.
4- Për të vënë nën veprim, pikat e mëposhtme janë të nevojshme :
(a) Një organizatë ekzekutive e përbërë nga 9 anëtarë të cilët nga ana e tyre zgjedhin Presidentin, Zëvendës Presidentin, Sekretarin dhe Thesarin.
(b) Një Organizatë Këshilluese e përbërë nga anëtarët e partive dhe grupeve politike.
5- Grupet dhe palët që nuk kanë marrë pjesë në këtë Konventë do të njoftohen dhe do të ftohen të bashkohen në këtë sipërmarrje.
6- Organizata e Bashkuar do të financohet dhe ndihmohet nga kontributet nga palët dhe grupet e nën-nënshkruara.
7- Kompetenca e Organizatës do të vendoset në diskutimet e mëvonshme.
8- Me miratimin e Kushtetutës aktivitetet e grupit dhe partive do të punojnë me kuadrin e kësaj Marrëveshjeje.
9- Sapo kjo Marrëveshje të ratifikohet nga Këshilli i të gjitha palëve dhe grupeve, Statutet do të krijohen dhe kështu do të marrin formën e saj përfundimtare dhe të përcaktuar ligjore.
10- Deri në nënshkrimin përfundimtar të Statuteve (i cili duhet të jetë jo më vonë se gjashtë muaj nga ky moment), do të krijohet një Këshill i përkohshëm Direktivash i cili më vonë do të punojë për Organizatën përfundimtare.
11- Një shumë prej 1,600 dollarësh është vendosur si fond për shpenzimet e Këshillit të përkohshëm të Direktivave.
12- Konventa njeh aktivitetet e Komitetit Shqipëria e Lirë dhe do të vazhdojë në të njëjtën mënyrë në të ardhmen.
13- Ajo ndihmë morale dhe materiale duhet t’i jepet organizatës Pan Shqiptare të Vatrës, në mënyrë që ajo të vazhdojë detyrat e saj tradicionale.
14- Që të punojë ngushtë me Lidhjen e Prizrenit në mënyrë që ata të mund t’i realizojnë qëllimet e tyre.
15- Që “Komiteti Shqiptar i Lirë”, “Lidhja e Prizrenit” dhe “Vatra” për shkak të karakterit të tyre të veçantë të mos hyjnë në këtë marrëveshje.
16- Me miratimin e Kushtetutës emri përfundimtar i Organizatës do të vendoset. Kjo Organizatë do të përbëhet nga dy Këshilla, Këshilli Ekzekutiv dhe Këshilli Konsultativ.
17- Ky studim do të jetë në fuqi derisa të arrihet çlirimi i Shqipërisë, dhe
18- Këshilli i Direktivave do të përbëhet me nënshkruesit:
Zotnive:
Dr. Halim Begeja (Organizata Balli Kombtar).
Theodhor Papalilo (Partija Agrare Balli Kombtar).
Dr. Fuad Myftija dhe Hysen Mulosmanaj (O. K. L. Legalitetit).
Isa E. Ndreu (Partija Katundare).
Ndue P. Gjomarkaj (Heroizma Shqiptare) dhe Ymer Bardhi (Bashkimi Shqiptar).
Palët nënshkruese:
Organizata “Balli Kombtar”
Partija Agrare “Balli Kombtar”
Organizata K. L. Legalitetit Shqiptare
Bashkimi Shqiptar
Lidhja e Prizrenit
Komiteti “Shqipnija e Lirë”
Vëzhgues:
Shoqata Pan Shqiptare Vatra
Bloku Kombtar Indipendent
Zotërinj, Përfaqësues të Grupeve dhe Organizatave Politike Shqiptare në Mërgim, Delegatë të Lidhjes së Prizrenit dhe Delegatë të Komitetit Vatra dhe Shqipëria e Lirë:
Ne dëshirojmë me gjithë zemër t’ju urojmë mirëseardhjen në Madrid dhe gjithashtu dëshirojmë të shprehim vlerësimin tonë të lartë për Organizatat e ndryshme politike në Mërgim, që mirëpritën iniciativën tonë dhe emëruan delegatët e tyre në këtë Konventë, dhe për më tepër, iu shprehim vlerësimin tonë delegatëve të pranishëm në këtë Konventë.
Zhvillimet dhe ngjarjet e fundit të pashembullta në nivel ndërkombëtar, të cilat herët a vonë mund të kenë një efekt mbi situatën në Shqipëri, dhe gjithashtu duke marrë parasysh kushtet më të pasigurta të kombit tonë, na çojnë në përfundimin se që emigracioni shqiptar të jetë gati për të përmbushur misionin e tij historik të mbrojtjes së të drejtave tona kombëtare, ai duhet të jetë i bashkuar dhe jo i ndarë si sot. Bashkimi i forcave kombëtare në mërgim do të sigurojë sigurinë e Shqipërisë etnike dhe realizimin e Kauzës (Çështjes) sonë të shenjtë.
Nevoja për të parë shqiptarët në mërgim të bashkuar është theksuar shpesh nga udhëheqësit e shteteve mike si një parakusht, besojmë, për të siguruar përfundimisht mbështetjen e tyre morale dhe materiale.
E gjithë kjo bëri që ne të merrnim iniciativën për të thirrur së bashku këtë kongres të nevojshëm. Ne jemi të bindur se gjatë diskutimeve që do të zhvillohen në këtë konventë, ju zotërinj, pasi keni përqafuar Çështjen Shqiptare, do të vendosni mbi të gjitha interesat e Atdheut, duke lënë mënjanë çdo dallim ideologjik që mund të kishit në të kaluarën, në mënyrë që të arrihet bashkimi i të gjitha forcave kombëtare. Ky bashkim nuk duhet të prekë ideologjitë e veçanta të Palëve dhe Grupeve në këtë Konventë historike.
Me këtë dëshirë dhe shpresë, ju urojmë punë dhe suksese të frytshme. Me ndihmën e Zotit (Zoti na ndihmoftë!).
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albanie

Burimi/Facebook/Princ Leka

EMËR QË NUK DUHET TË HARROHET – RIZA (MEHMEDI-MEDI) FERRI (1904-1945)

No Comments Argëtim Histori

Riza Ferri, nip i heroit kombëtar mbarëshqipëtar Jakup Ferri(i biri i Mehmedit, njërit nja pesë bijtë e Jakupit) u lind në Plavë më 1904.Ishte ndër intelektualët e parë të trevës se Plavë e Gucisë me diplomë universiteti (ishte diplomuar në Fakultetin e Veterinarisë të Universitetit Mbreteror në Milano të Italisë).
Shumë herët iu ishte bashkangjitur veprimtarisë atdhetare të xhaxhait të tij Hasan Ferrit dhe pjesëtarëve të tjerë të kësaj familjeje duke qenë anëtar i Ballit Kombëtar.
Në vitin 1941 u bë prefekt i Dibres së Madhe, e në të njëjten kohë djali i xhaxhait tij Shemsi Ferri(i biri i Aganit) ishte bërë prefekt i Plavës.
Për shkak të veprimtarisë së tij patriotike ishte arrestuar nga pushteti komunist i Shqipërisë i cili deshi edhe ta ekstradoi në Jugosllavi në bazë të kërkesave të komunistëve jugosllavë.
Me të kuptuar qe do të ekstradohet, Rizai bëri vetëvrasje në burg të Shkodres me 17.04.1945 , duke pirë helmin të cilin e mbante të fshehur në unazë për mos ti rënë i gjallë në duar sllavëve.
Pos që asokohe komunistet ia zhdukën vendvarrimin, pêr fat të keq edhe sot pak dihet për këtë intelektual atdhetar: emri i tij nuk përmendet as ne Historinë e Popullit Shqiptar, as në Fjalorin Enciklopedik të Shqipërisë, as ne Fjalorin enciklopedik të Kosovës e po ashtu në asnjë botim tjeter relevant shkencor

Me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit Enver Hoxha, nën presion nga Mehmet Shehu kishte refuzuar ta dekoronte Jakup Ferrin me pretekst se ” i kishte pasur pasardhësit (Hasanin, Ramazanin, Shemsin, Rizain, Hilmin …) themelues e pjesëtarë të “Ballit Kombëtar”.
Ish presidenti dr.Sali Berisha deri diku e kishte përmirësuar këtë gabim historik duke i dekoruar Jakup e Hasan Ferrin me dekoratë të Urdhërit të klasit të parë(por jo me dekoratë të heroit kombëtar të cilën e meritojnë që të dytë).
Ky është realiteti i kujteses së shkurtë të shqiptarëve dhe pasqyrë e mosvlerësimit të personaliteteve të merituara kombëtare që sakrifikuan edhe jetën për të mirë të kombit!

Dhimbshëm dhe tragjike!
Në foto : Riza Ferri, doktor i veterinarisë, viti
1943

Burimi/Facebook

Dy poezi nga Ar Alsana

No Comments Argëtim Letersi

S ‘DO RESHT


Me padurim pres,
që ne të dy
të kalojmë mbrëmje e mëngjese
bashkë pa fund….
e dua që shpirti të ndjej,
se jeta fillon aty
ku zakonisht të tjerëve u duket
,se vdekja po afron e dashuria merr fund

Pres unë të ndodh,
do ndodh kështu patjetër
e vargjet për ty, për mallin,
mos ti hedh më në letër
bashkë t’u këndojmë ninulla,
nipërve të mi e të t’u
se kur rrita tanët,
ty pranë, s’të kisha këtu

Hapat e parë, kur i hodhën
dot s’ja u pe
dhe belbëzimin,
dhëmbin e parë po ashtu
sakrificë vazhdon të bësh
edhe sot, si dje
pak ka ngelur,
mbrëmjeve, mëngjeseve
bashkë do jemi, do jesh me ne

Përjetime nga deti e qielli,
do na tregosh pa fund
për valën, dallgën,
për flladin e stuhinë kur anijen tund
Un’, për tokën, me detaje e imtësi ,
do të ti tregoj të gjitha,
Një më një…..
asgjë pa thënë s’do lë

Jo si sot me ngut,
ngadalë, me radhë të gjitha,
sic di vetem un’, ëmbël e but’
me sy e me zë,…. pa poezi,
fjalë e gërma rresht më rresht, jo më
djegur nga kureshtja, pa frym do të lë
asnjë çast, s’do resht për ty,……..asnjë

N . Ç

LËVIZ CA KUFIJ PËRTEJ


Zgjohem mesnetëve
përhumbur ëndrrash
e shpesh më është dashur
të lëviz ca kufij përtej
Gjakosur gishtat
mes grackash mes gjëmbash
përmasat treten hapsirave,
grafma qelie gjithandej.
Anashkaloj start e finish,
harqe urash zbukuroj me fildish
Shkelmoj pragje,
coptoj metra, thërmoj kandare
shvlerësoj numra ,shpërfill orare
heq e u shtoj ditë, stinëve
ndër dimra e behare.
Thyej dryna, tres çengela
prangat e mëndjes
në kurorë, i ktheva.
Herë me bërxhik, herë me pash
sinorë pa shtyrë s’lash
E zmadhova burgun rreth vetes
e bëra qytet
i egër, angushtues mbeti
tkurrur
sa harta në atlas e një shteti

Labirintheve arratisem për një çast
çukis si zog i lirë fasadat nga jasht
mbushur plotpërplot ato
me vargonj skllavërie
pafund shkruajtur edhe fraza lirie

             N . Ç

Derguar pr botim nga z.Teuta Shaqiraj

Burimi/Facebook

Birçe Hasko – Lindi me 15 mars të vitit 1942

No Comments Argëtim Histori


Birçe Hasko. Aktor, pedagog. Lindi në fshatin Dukat, rrethi i Vlorës, më 15 mars të vitit 1942. Më 1961, mbaroi shkollën e mesme pedagogjike “Jani Minga”, punoi disa vite mësues dhe drejtor shkolle në fshatrat Amanikaj, Nivicë të rrethit të Tepelenës dhe Poro të rrethit të Vlorës, deri në vitin 1965.
Kreu studimet për aktor 1965-1969 në Institutin e Lartë të Arteve dhe nga viti 1969 e në vijim punon si pedagog i mjeshtërisë së aktorit në Akademinë e Arteve. Ka kryer detyrën e dekanit të Fakultetit të Artit Skenik në këtë Akademi (1989-1994).
Ka interpretuar role kryesisht të planit komik në teatër, si Milo Tafanin në komedinë “Shi në plazh”, 1983, e Teodor Laços, Abaz Kola në komedinë “Shtëpia me dy porta”, 1984, e Ruzhdi Pulahës, Shazo në dramën “Familja e peshkatarit”, 1984, e Sulejman Pitarkës etj.
Natyrë vetiu që mundëson aspekte “komike” dhe “fshatarake” (nga vetë mënyra e reagimeve, fizionomia, të folurit etj.); ai ndërfuti në rolet e tij në teatër një qasje interpretative të veçantë, vetjake, vështirë të përsëritet sa i përket ojnave dhe përshtatjes. Individualiteti i tij u formësua më së tepërmi në kinematografi, posaçërisht në role të dyta e që njëmendësojnë tipa të veçantë, me një origjinalitet plastik dhe artikulues.
Ka realizuar 32 role, ku spikat në filmat: “Kur zbardhi një ditë, 1970, (ballisti Sulo), “Malet me blerim mbuluar”, 1971, (Osmani), “Njeriu me top”, 1977, (Tosun Baçi), “Koncert në vitin 1936” (Tellalli), “Radiostacioni”, 1979, (Mete Aliu), “Dhe vjen një ditë, 1986, (dajë Alushi), “Përrallë nga e kaluara, 1987, (plaku i sertë), “Shkëlqim i përkohshëm”, 1988, (babai i Danes), ku ka fituar çmimin e dytë në Festivalin e Filmit, “I dashur armik”, 2005 (tregtari çifut) etj.
Loja e tij përshkohet nga ndjenja e një humori të çlirët, spontan; është aktor që skicon karaktere të gjalla, tipa popullorë, origjinalë, me një prerje shpesh burleske, plastikisht i veçantë, me mimikë shprehëse, i mëvetësishëm e spontan në gjeste, me ndjenjën e kudogjendshme të ritmit të brendshëm dhe të vërtetësisë.
Portreti dhe nuri komik, ojnat, të folurit tejet konkret e shpotitës, prania gjërazi e intonacioneve foljore të zhargonit të labërishtes, mënyra e sjelljes ndaj rolit, marrëdhëniet e natyrshme dhe përballë personazhit tjetër (shpesh si me “karshillëk”, e llojit “mburracak”), vërtetësia e komunikimit me partnerin në lojë, janë cilësi të tjera të vlerësuara të aktrimit te tij.
B. Hasko ka gjithashtu një punë të gjerë si pedagog në përgatitjen e studentëve për aktorë duke inskenuar shumë etyde, fragmente, si dhe 18 vepra dramatike të plota. Më 13 nëntor 1989 i është dhënë titulli “Artist i merituar”. Më10 prill 1995, ka fituar titullin universitar “Profesor” dhe më vonë titullin “Mjeshter i madh”.

Burimi/Facebook/Aktorët Shqiptarë

Akademia Kombetare Konservatore Albania

No Comments Aktualitet Lajme

Pershendet depozitimin ne Kuvend te projekt Ligjit per Sekretin e Dosjeve te ish Spiuneve te Sigurimit ne Diktature.
Mjaft më!
Seanca e jashtezakoneshme te beje pastrimin e plenave te diktatures.
Ne shpresojme:
Ky ligj te ndaloje Sigurimsat dhe agjentet te jene:
President.
Kryeminister.
Kryetar Kuvendi.
Deputet.
Zv. K. Minister.
Minister.
Zv. Minister.
Gjygjtare.
Prokurore.
Avokate me Liçense.
Notere.
Drejtore drejtorie ne çdo nivel.
Anetare te Sherbimit Ushtarak.
Anetare dhe punonjes ne policine e shtetit.
Antare te diplomacise Shqiptare.
Kryetare te partive Politike.
Vo.
Ligji duhet te mbaje ne konsiderate Gazetaret dhe spiunet jo vetem ne diktature por edhe te cdo sherbimi sekret anti Shqiperise.
Ps.
Presideca e AKDKA fton deputetet ta votojne ligjin me nje seance te Jashtezakoneshme.
Ne besojme se ne kuvend nuk ka me shume se 55 spay te diktatures dhe sherbimeve Greko – Serbe – Ruse.
Tirane – Shqiperi me 29.07.2022

Burimi/Facebook/Kujtim Gjuzi

Nuk jam intelektual!

No Comments Argëtim Letersi

(një tregim për të gjithë miqtë që duan të dinë kur mund të quhemi intelektualë).
Gjendesha në zyrën e profesorit që kisha më së shumti për zemër. Më pyeti:
“Çfarë ke dëshirë të bëhesh në të ardhmen?”
“Unë dua të bëhem intelektual” iu përgjigja.
“Prej teje nuk del intelektual” ma ktheu.
Isha befasuar, pas pak me një ton zëri të mërzitur iu drejtova:
“Megjithëse e kam marrë një herë lëndën tuaj, sërish vij e marr pjesë në mësim. Unë jam studenti që lexoj, hulumtoj dhe futem në diskutime më shumë nga të gjithë të tjerët në këtë fakultet…”
“Prej teje nuk del intelektual…”
Isha nervozuar shumë!
“Edhe temat e punimeve të profesorëve, sërish unë ua sugjeroj.”
Profesori u mbështet pas kolltukut dhe duke buzëqeshur shtoi:
“Prej teje del një studiues shumë i mirë, por jo një intelektual.
Sa për arsyen, kur unë të thashë se” Prej teje nuk del intelektual”, në vend që të më pyesje se “Përse?”, ti u nervozove dhe u pezmatove.
Të shkruarit lidhet me dijen.
Ndërsa intelektualizmi nuk është çështje e dijes, por e të sjellurit.
Që një person të dalë intelektual i mirëfilltë, familja e tij duhet të ketë lexuar për tre breza me radhë.
Hidhi sytë e shih pjesën e përparme të fakultetit. Është e mbushur me makinat e modeleve të fundit, të gjitha iu përkasin profesorëve.
Çdo vit ata ndërrojnë makinat duke marrë modelin më të ri në treg. Vallë, a kanë vërtetë nevojë për diçka të tillë? Përse ata bëjnë një jetë të tillë.
Sepse sado të larta qofshin titujt akademikë të atyre profesorëve, në fakt shpirti i tyre mbetet veçse një fshatar feudal.
Ata janë të detyruar të sillen në këtë mënyrë veç për t’iu imponuar të tjerëve titullin që mbartin.
Një intelektual i vërtetë kurrë nuk mbart një mentalitet të tillë. Ndërsa fshatarëve feudalë që hiqen si intelektualë nuk u mjaftojnë as diplomat. Ashtu sikurse edhe paratë…”
Prof. Dr. Ilber Ortayli
Historian- Osmanist

Burimi/Facebook/Ermal Lâlà

Myslim Murrizi – Nje pyetje per Zj Bushka dhe grupin parlamentare te PS

No Comments Lajme Opinion

Çfar ju pickoi qe sot belbezoni sikur keni zbuluar marsin per ligjin e ish spiunene te sigurimit?
A nuk ishit po ju ne ate salle te peshtire qe rrinit si te menderosur ne qershor 2020 kur une se bashku me 18 koleg deputet jo spiun ju propozuam te votonit ligjin per te hapur dosjet?
Pse ne qershor 2020 votuar rresht si vemje kundra ketij ligji?
A ka mundesi qe te mos na çani tr sikur po propozoni nje ligj te ri dhe sikur po sillni nje risi ne politiken Shqiptare???
Nga ndryshon ky mender projektligji juaj nga ai qe ju propozova une ne qershor 2020?
Mbylleni gojen se qelbni dynjane dhe tregoni pse nuk e votuat ne qershor 2020 kete ligj dhe minimalja kerkoni falje
Denglat mund tja shisni atyre qe nuk ju njohin çfar jeni e qe mund tju dine per “lidera” per te ndershem e per parimore, jo neve qe ju njohim mire se çfare jeni, çfare perfaqesoni dhe qe thjesh levizni ,votoni, flisni e propozoni vetem kur ju urdherojne si ushtare te verber
U kujtuat ju sot se spiunet e sigurimit dhe oficeret e sigurimit nuk duhet te jene me te zgjedhur apo ne administraten Shteterore!!
Po pse a nuk thoshte te njenjten gje ligji qe propozova une ne qershor 2020???
Apo kur e propozoj une qe nuk jam ortak me Genta Sulen dhe nuk kam mare tendera bashke me te, nuk quhet ligji. Duhet ta propozojne “ miqt”, ortaket dhe ata qe kane mare shtepi tek pallatet qe nderton bashkeshorti i Gentes qe ta votoni ju si te tredhur
Pse u kujtuat pikerisht pas dy vitesh qe dashka votuar ky ligj??
Apo mendoni qe ju ka rene pak numri i spiuneve te sigurimit ne grupin tuaj parlamentare???
Ehhhhh sa spiune keni aty ne grupin tuaj parlamentare saqe do habiteni edhe vete
Bile ka mundesi tu rrezohet “ udheheqa” ne parlament e ne grup
Tregojuni Shqiptareve pse nuk guxuat ne qershor 2020 ta votonit pro kete ligj qe po na e servirni sot si “ shpikje”????
Shqiperia prej 32 vitesh vuan se ka patur me shumice deputet spiune dhe deputet plehra qe votojne si te tredhur çfare urdheron padrino i radhes
Ju jeni turpi i shoqerise njerezore dhe pa moral, pa karakter, pa dinjitet njerezor, pa kurajo, pa fytyre dhe pa seder qe shnderoheni, tjetersoheni, shperfytyroheni ne ate menyre qe vetem soj juaj mund ta bej
Ju jeni skllever qe kurre nuk keni provuar shijen e lirise
Ju jeni rober qe kurre nuk e keni shijuar te qenurin njerez te lire
Ju nuk jeni deputet dhe perfaqesues te Qytetareve Shqiptare por nje tufe gjallesash pa identitet qe thjesht ngrini doren apo shtypni butonin siç ju urdherojne
Do ju lutesha shume ta qepnin gojen per kete ligj e ta votonin ne heshtje siç ju kane urdheruar dhe po te keni sado pak fytyre duhet te kerkoni falje publike pse votuat kundra ne qershor 2020
Kete lloj “ akrobacia” politike brenda 2 viteve nuk e ben dot as majmuni qe rrahu punonjesit e bashkise Sarande, ndaj ju jeni te peshtire saqe para syve te Shqiptareve dukeni majmune te grumbulluar ne kopshtin zologjik politik

Mund të jetë një imazh i teksti
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Burimi/Facebook/Autori

Mal Berisha – PËRBËRJA E PERSONELIT TË LEGATËS AMERIKANE NË TIRANË, FILL PAS VENDOSJES SË MARRËDHËNIEVE DIPLOMATIKE ME SHQIPËRINË.

No Comments Argëtim Histori

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohën shtetin shqiptar dhe vendosën marrëdhënie diplomatike më 28 korrik të vitit 1922. Ministër Amerikan në Shqipëri u emërua Ulysses Grant-Smith, i cili arriti në Tiranë në dhjetor të atij viti.
Një notë e Legatës Amerikane dërguar Ministrit të Punëve të Jashtme, e gjetur në Arkivin e MPJ-së të RSH-së na tregon emrat e antarëve të personelit të saj:

Ja teksti i notës i përkthyer në gjuhën shqipe:

Legata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,
Tiranë
Ministrisë së Punëve të Jashtme Prot. C-IV- 770 arritur më 6-III-1923
Shkëlqesisë së tij, Monsinjor Pandeli Vangjeli
Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë
Tiranë
Ministri amerikan i paraqet komplimentet e tij ministrit shqiptar të Punëve të Jashtme dhe ka nderin të transmetojë bashkëngjitur informacionin e mëposhtëm me listën e personelit dhe punonjësve ndihmës të legatës.
Lista:
Rodgers, J.Donald, C., sekretari i parë i legatës
Erickson, Charles Telford, zyrtar i legatës
Minor George C., zyrtar i Legatës
Kuqali, Kol (Shtetas shqiptar), përkthyes (I pushkatuar nga komunistët në vitin 1945)
Shërbëtorë:
Anthony Stevens (shtetas amerikan), postier
Sulejman Përmeti, kavas
Ahmet Osmani, kuzhinier
Beqir Feta, shërbyes
Shaja Meti, shtëpiake
Hane Xhemaili, shtëpiake
Z.Grant Smith përfiton nga rasti për t’i rishprehur Shkëlqesisë së tij z.Pandeli Vangjeli, sigurimet e konsideratës së tij më të lartë.
Tiranë, 2 mars 1923

Burimi/Facebook/Autori

Bledi Dika – Korrupsioni Mavi.

No Comments Lajme Opinion

Fenomeni ulëritës i korrupsionit masiv mavi, që na shfaqet me ngjyra të ngrohta, eshtë ndryshe. Ai vrapon drejt teje me krahet hapur duke shpërfaqur imazhin e përqafimit dhe duart rrotullohen rrëth qafës fort e më fort duke të mbytur padashje. Të tund e të shkund nën tingujt e qindarkave të fundit që bien nga xhepat e shpuar. Me të njejtat nota, vazhdon me duart rreth fytit valsin që të rrokullis drejt porteve dhe aeroporteve. Nëse ti do të ndjekësh një ritëm tjetër e ke të pamundur, melodia është marramendëse. Si valltar i sprovuar të rri kaq ngjitshëm saqë frymarrja të mungon dhe halucinacionet fillojnë mëndjen ta përpunojnë. Shfaqen kopshte të gjelbërta e të harlisur, ushqim me bollëk, një mirëqënie e papërshkrueshme, mirazhet dhe vizionet lsd nuk kanë kufi. Për këtë arritje narkotizuese korrupsioni është tejet krenar, është mendjemadh, arrogant dhe kërkon adhurim ku të droguarit rrotullohen sonambul rreth totemit mavi me në krye bustin e Zeusit.
Por ja që si në cdo popullatë ka individë imun. Ata refuzojnë të marrin këtë valle. Kështu të korruptuarit shfaqen ashtu sic janë në të vërtetë. Një grup i strukturuar në mënyrë hiearkike, nga Zeusi dhe oborrtarët e tij, tek bajlozët oligarkë dhe ato të sulmit që drejtojnë dikastere e drejtori.
Babëzia, oreksi dhe nepsi i ka bërë këta bajlozë të trashur deri në obezitet. Ashtu të dhjamosur nga zullumi, ata lëvizin yndyrshëm duke ngrënë cdo gje e duke lënë nga pas vetëm eskrementet e tyre.
Ambjenti është tabula rasa, një shkretëtirë e madhe ku pirgjet e fekaleve të tyrë ngjajnë si duna. Nuk mbin më asgjë. Në ato pirgje thithëse është i zhytur tashmë edhe vetë Zeusi që nga trashësia nuk ka më ku të lëviz por mundohet të pluskoj. Në gjithë këtë panorame, ndonjëherë bajlozët e tjerë që gëlojnë aty pranë, defekojnë pranë tij. Për të shpëtuar nga mbytja Zeusi fillon e pret ndonjë kokë baljozi. Por më kot, pirgjet kanë prurje të mëdha. Rreziku është shtuar kaq shumë saqë kutërbimi ka filluar të zgjoj edhe të narkotizuarit me lsd lejla.
Në këto kushte Zeusi duhet të rishpik vetveten për të mbijetuar, duke mbetur ama gjithnjë hyj. Ai nuk e përfytyron dot veten njeri te zakonshëm. Edhe pse i mbuluar deri në fyt e i rrethuar nga dunat e eskrementeve, deliri i madhështisë i projekton në mëndje imazhe triumfuese, pse jo, edhe në maj të atyre pirgjeve.
Gjëndja është e jashtëzakonshme dhe kërkon zgjidhje urgjente. Ai, Zeusi, po rrezikon të mbytet nën fekalet e tij dhe të bajlozëve. Në tokë nuk mbin më asgjë dhe ata, bajlozet, skanë cfarë të korrin më, nga ana tjetër kutërbimi rezikon të zgjoj edhe të narkotizuarit mavi. Kjo e fundit në fakt duket si problemi më serioz.
Zeusi është në hall të madh…
…Ja që në moment të fundit i jepet ndihmë nga Ambasada e Perandorisë Romake që të marrë identitetin e Hyjit të mitologjisë romake Sterculo.
Zeusi vendos kështu të jetë Hyji Sterculo. Sterculo, sipas mitologjisë romake, është zoti i fekaleve dhe i eskrementeve. Ai duhet adhuruar nga njerëzit sepse është kult i plehut e keshtu i pjellorisë së tokave që me shpresë do të fillojnë të mbijnë përsëri.
Sna mbetet gjë tjetër por të falenderojmë Ambasadën Romake dhe të thërrasim lavdi Sterculo-s Hyjit të fekaleve që qendron triumfues në maj të plehut.

Burimi/Facebook/Autori