Home

Lajme

Gjuha jonë ma e bukura në botë

No Comments Argëtim Letersi

Sa herë kam nisë denji bisedë ktu në Angli kur ka qenë diçka ma me randësi, kurrë se kam perfundu vet at bisedë telefonike pa i thanë ati në at anë telefonit “can you speak to my son please.”
O sa grimasat e sa mosmarrveshtjet gjatë atyre biseda , nuk di me ju kallxu.
Gjithmonë e kam pasë një pasiguri që nuk i marrë vesht të gjitha e kta anglezet gjithmonë kanë diçka mes rreshtave që me qellim e lajnë me të habit.Birokraci e kopilave.
Pra gjenerata e parë e jabanxhive,është ma e veshtira.Vuajne me zemër,me tru.me shpirt,me lodhje , me gjithë qenien dhe gjithmonë ndihen të ofenduar të pasigurte,të trazuar,të pa vendosur, jetojnë me mllef, me frigë. Nënçmohen, nënvlersohen nga ata që dikur e kanë përjetu edhe vet mërgimin dhe të plas zemra.
Gjenerata e dytë nuk e ka keq por vuajnë veç me zemer dhe nerva se shofin gjeneraten e parë sa vështirë e ka por edhe i prishen nervat sepse prej femijerisë detyrohen me u kyç në shumë probleme që ende nuk e kanë moshën për ata probleme ,për shkak se gjenerata e parë nuk e din at gjuhen e ati shtetl dhe nuk kanë lidhje me sistemin e ati shtet.
Gjenerata e tretë as nuk vuajnë as nuk i prishen nervat,nëse don me jetu si duhet vazhdon jetën normale si çdo qytetar i shtetit që jeton.Nëse e ka keq e pastë vehten në qafë , i ka të gjitha mundesite për një jetë normale sepse gjenerata e parë është ajo që e bënë sakrificën ma të madhe për gjeneraten e dytë. E dyta gjeneratë pak ma pak për gjeneraten e tretë kurse ajo e treta e gjithë çka duhet me ba është me rujtë gjuhën dhe origjinën .
Veç me ruajtë gjuhën !
Gjenerata e katërt-good bye my love good bye, good bye Auf Wiedersehen…
Veç e di që dikush para ti ka qenë filan fisteku, por e pat ma puna.
Rrugë që nuk ndalet nga njerzimi….dikush e mallkon dikush e ka rrugë të hajrit dhe suksesit. Fati të çon ku don ai vet.
Amanet nipit, stërnipit, dhe secilit brez. Jetoni ku të doni, jetoni me kend ju don zemra.
Dygjuhsija, tregjuhsija,, katërgjuhsija veç të pasuron edhe më shumë.Të bënë aq të pasur sa mendja nuk ju merr.Të ruan rrënjët, trungun dhe degët!Dinjitetin !
Është gjuha Fishtës ,Gjonit , Naimit,Migjenit, Kadares , ….
Gjuha të ruan madhështinë .
Nëse ke turp nga prejardhja vet, mos vet hallin ! Kur msheh prejardhjen faktikisht nuk msheh komplekset por i qet në pah, i zbulon !
Si Greku, si Italiani, si Shqiptari, si Arabi, ai i Jamaica apo kahmos ,të gjithë kanë kaluar në rrugëtime të vështira për një jetë më të mirë për gjeneratën e ardhshme.
Sa për vehten mendoj që asnjë prej nesh si gjeneratë e parë e jabanxhillykut nuk e kemi pasë lehtë aspak.
Tregimet tona sa janë të dhimbshme aq qesharake . Kur i kujtoj ata fillimet më vjen me qa e me qesh . Sigurisht ma shumë me qa….
Ai që nuk del kurrë nga vendlindja mund ta shkruan romanin me titullin “ sillu sillu botë e vjetër.”
Kurse romanet tona kanë shumë tituj.
1- Ma mirë i pari n’katund se i fundit n’qytet”
2-Kush ma i pari bani djalo bir gyrbetin.”
3-Me pasë krah me fluturu.”
4-Qaj për ty “
5-Prap po nisem për mërgim “
6-Çka t’bana o Zot që m’ke çu kaq larg.
Dhe qindra e qindra tituj tjerë ….

Burimi/Facebook/GEGNISHT/Vildana Dibra Zhubi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *