Home

Lajme

Kastriot Dervishi – “E dogji kosovari”

No Comments Argëtim Histori

Nuk ka test më të mirë për të provuar karakterin antikombëtar të regjimit të E.Hoxhës, sesa keqtrajtimi që u bëri shqiptarëve nga trevat shqiptare në Jugosllave, të cilin vinin në Shqipëri dhe çamëve. Në gjuhën e regjimit, të parët quheshin “emigrantë jugosllavë”, ndërsa në të folurën e popullit si kosovarë, pavarësisht se nga çfarë visesh vinin ata. Një fat të keq pati edhe i riu Shuaip Isa Hoxha (Hoxhiq), nga një fshat afër Tivarit, i cili u burgos në moshën 24 vjeçare në vitin 1954 dhe u lirua në vitin 1991 kur ishte 61 vjeç. Pasi doli në vitin 1973 nga burgimi i parë, e dërguan për të punuar në fermën e Tepelenës. Këtu nuk ndenji më shumë se dy vjet sepse e arrestuan duke e akuzuar për diversion, e më pas shtuan për agjitacion e propagandë. Gjithë ngjarja ishte se barin e pastruar e dogji, por era përhapi flakët. Kjo ngjarje aksidentale, pa asnjë qëllim, me mallkimin “e dogji kosovari”, i dha një dënim të dytë me 20 vjet heqje lirie. Shuaipi nuk pranoi asnjë nga akuzat që iu bënë, duke i quajtur falsifikime. Ardhjen në Shqipëri e pagoi me tre dënime duke vuajtur plot 34 vjet, 7 muaj, 2 ditë.
(Foto e kohës kur hyri për herë të parë në burg)

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *