Home

Lajme

Vullnet Mato – NËNË, NUK JEMI ATY KU NA LE!

No Comments Argëtim Letersi

Nënë, ti ishe një degë e bukur shege,
që lëshove me dhjetëra lastarë të ri,
pas gjashtë bijve dhe bijës së vetme,
disa nipër e mbesa, çelën në vijimësi.

Tani ne ikëm nga shtëpia, ku na le,
portës së madhe i vumë llozin me dry.
Ikëm drejt perëndimit, si një tufë re,
era e emigrimit na shtyu, vetëm aty.

Miellin e hëngrëm, bashkë me krundet,
lamë vetëm një thes koçanka misri, pas.
Ikëm pasi dhe ullinjtë filluan të shkunden
nga kusarët e natës me shkopinj të gjatë.

Ikëm nga sytë këmbët, në të fatit në lojë,
pa ditur mirë, ku hedhim gjurmët rënda,
mjafton, për krahët tanë, të kenë nevojë,
të mbrehemi si qetë, nëpër parmenda…

Parmendën tonë, do ta punojnë arabët,
sirianët dhe afganët, për një copë bukë.
Ne s’nxorëm dot gjë, për gjithë lastarët,
Aty ku vemi, mbase del dhe diçka për lugë.

Ti nënë, nga qielli mund të na ndjekësh,
duke na dhënë uratën, për këtë fat të ri.
Besojmë ke qiellin, xham të videotekës,
të na mbrosh gjithmonë nga çdo fatkeqësi.

Po të lajmërojmë ta dish, se ne nuk jemi,
në atë copë truall të shenjtë, ku ti na le.
tani shumica e atdhetarëve të këtij vendi.
shkojnë jashtë kufijve, jetojnë pa atdhe.

Valixhet i mbushëm, me rrobat e trupit
dhe me pak biskota, pa peshë të rëndë,
morëm gjithçka mbajnë muskujt e supit,
kemi lënë në vendlindje, vetëm varrin tënd…

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *