Home

Lajme

Myftar Gjonbalaj – ** PORTRET MALËSORËSH **

No Comments Argëtim Letersi

( ME PAK GEGËNISHTE )

Kapuçbardhi përmbi vetull
Për liri, shekujsh i etur !
Shtatëlartë, si lisa malësie
Tirqit galana, sa t’paskan hiè !

Mustaktë e zi, si pënda e korbit
Këta jànë bijtë, ma trima t’Kombit !
Opingat qenari e jelek me arë
400 – sh karad, është shqiptarë !

Sahat e qystek, rreth krahërorit
Vijnë si trimat e Mic Sokolit
Shoka rreth belit, me 7-të ngjyrat e ylberit
Për armiqtë jànë,bijtë e tmerrit !

N’supe mbanin, pushkë breshàna
Shoka e belit, me jatagàna !!
Thuase gjì, u paska dhànë Zàna !
Djem mà trima, s’i paska bà nàna !

Veshë e ngjeshë, si qëmoti !
Degë e rrënjë, gjak Kastrioti
Vdekja e tyre është si me lè !!
E japin jetën, për Atdhe

Edhe vashat, nuk jànë pak
Lule t’bukura, si zambak
Janë trimëresha e t’màrrin gjak !
Shtatëlartë, si bajrak
Ato janë, si Shota e Nora e Hotit
Zëmra e tyre, fuçi barotit

Me, 6 korrik, 2022.
Novara Itali
Myftar Gjonbalaj.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 1 person
Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Mund të jetë një imazh i 1 person, fëmijë, në këmbë dhe ambiente të jashtme

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *