Home

Lajme

Petro L. Sotta – URIM, ME SHPIRTIN PLOT.

No Comments Argëtim Letersi

Nuk dua të më bëni, urime mua sot,
Në se në vargjet, shpirtin s’kam vënë,
Por as fjalët e mira, mos m’i thoni kot,
Se me vargjet e mija, gjurmë s’kam lënë.

Në vendlindjen time, janë gjurmët e mija,
Dhe një pjesë të shpirtit, aty e kam lënë,
Më ka ndjekur pas, malli dhe dashurija,
Prandaj kujtimet, më çojnë në atë vënd.

Sa herë që kthehem, shtrihem në ugar,
Dhe me dorën time, tokën e përkëdhel,
Aromën e saj e ndjej,se jam fshatar,
Prandaj vargu si këngë, nga shpirti del.

Këngë për tokën, për miqtë e mi fshatarë,
Për bujqitë e Divjakës, që lodhje nuk kanë,
Se mëngjezi çdo ditë, ata i gjenë në arë,
E mbrëmja në shoqëri, me një kafe pranë.

Në diskutime të qeta, për hallet që kanë,
Pa harruar politikën dhe çdo tjetër punë,
Ndërsa dikush, librin tim në dorë mbanë,
Dhe u lexon vargjet, që kam shkruar unë.

Lexon dhe buzëqesh me vargjet e mija,
Ndërsa të tjerët, më të lodhur e dëgjojnë,
Me gotat në dorë, ku bulëza çon rakia,
Trokasin me njëri tjetrin e mua më urojnë.

Urojnë që të rroj, dhe njëqind vjet të tjerë
Me shaka e thonë, por me shpirtin plot,
Mesnata po kalon e sikur troket në derë,
E mua si fëmijë, më mbushen sytë me lot.

Dhe urimi më i mirë, do të jetë ky përherë,
Të vërtetën kur ma thonë dhe jo më kot,
S’dua të më mburrin, pa meritë e pa vlerë,
Si peshë mbi supe, s’mundem ta mbaj dot.

Petro Sota 3 korrik 2022

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *