Home

Lajme

Ramazan Çeka – S’BIJN’ TUPANAT PA DELINË

No Comments Argëtim Letersi

Moj Tropojë moj rreze drite,
E ke n’zemër krenarinë,
Valltart tuj në djep i rrite,
Deli Metaliaj prinë.

Tundet mali i Shkëlzenit,
Tropojant vallen kanë marrë,
Thrrasin malet e Prizrenit,
Po ju prinë një Deli djalë.

Kur shqiponja fluturon,
I merr krahët e Delisë,
Nëpër Alpe kur kalon,
Bashkon trojet e Shqipnisë.

Hidhet vallja e Delisë,
Fluturon përmbi Valbonë.
Përmbi qiell të Dardanisë,
Ty Tropojë të ban jehonë.

Gjithmonë vallja Tropojane,
Ka ardhë n’dasëm me tupana.
Hidhe djalë ti vallen tande,
Si Delia s’ban ma nana.

S’bijn’ tupanat pa Delinë,
S’fluturojnë as zoqjt’ e malit,
Vallja tij boren e shkrin,
Ky artist, ky bir’ shqiptarit.

Si shqipja fluturim globit,
Vallja tij na ban krenar,
N’pjedestal si “Nderi Kombit”,
Krenari për çdo shqiptar.

Ramazan Çeka
Korrik 2022

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *