Home

Lajme

Bislim Ahmetaj – Të gjithë ishim mbrëmë në bulevard.

No Comments Lajme Opinion

Ajo që ndodhi mbrëmë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dëshmoj që shqiptarët e duan dhe e çmojnë Lirinë.
Mbrëmë në shesh ishim bashkë që të gjithë.
Ishin edhe nxënësit dhe studentët që e kanë mbyllur tashmë shkollën dhe vitin akademik.
Ishin edhe fermerët dhe punonjësit e turizmit që janë në kulmin e angazhimit të tyre me punët e ditës.
Pronarët e dyqaneve dhe të bizneseve të vogla i mbyllën ato për të qënë me ne në shesh.
Mësues edukator dhe profesorë universiteti vërshuan mbrëmë në bulevard.
Avokatë, inxhinier, mjekë, përmbarues dhe noter ishin gjithashtu mbrëmë në shesh.
Komuniteti i artistëve shkrimtarëve, poetëve, aktorëve, piktorëve dhe sportistëve nuk kishte si ti mungonte mbrëmë sheshit të protestës.
Në bulevard mbrëmë si kurrë më parë kishte shqiptarë emigrantë nga Amerika, Anglia, Gjermania, Franca, Greqia dhe mbarë diaspora.
Pensionistët sfiduan moshën, sëmundjet dhe temperaturat e larta të Korrikut dhe vërshuan mbrëmë si asnjëherë tjetër në bulevard.
Mbrëmë protestuan bashkë me ne edhe qindra policë të thjeshtë të cilët klika e hajnisë i kishte thirrur nën armë për të na rrahur, për të na arrestuar, për të na poshtëruar dhe gjunjëzuar.
Mbrëmë në shesh kishte gazetarë, opinionistë dhe shumë politikanë ku spikati me karizmën, vendosmërinë, qartësinë dhe vizionin e tij për ti udhëhequr qytetarët e lirë të këtij vendi Dr.Berisha.
Mbrëmë zëri i qytetarëve nga tribuna e protestës e ka shurdhuar godinën e blinduar të qeverisë së hajnave.
Mbrëmë qytetaria shqiptare dëshmoj se ka shpresë.
Shpresa që pashë mbrëmë në sytë dhe zemrat e qindra mijëra protestuesve do të prodhoj besim.
Besimi nxit veprimin dhe çon në fitore të pashmangshme.
Mbrëmë Bulevardi “Deshmorët e Kombit” ishte më i bukur se kurrë ndonjëherë.
Mbrëmë Tirana ishte Kryeqyteti i njerëzve të Lirë.
Mbrëmë nisi çlirimi i Shqipërisë nga klika e hajnave dhe banda e antishqiptarëve.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *