Home

Lajme

Ira S. Kurti – Berisha nuk sjell dot ndryshimin sepse nuk i leverdis!

No Comments Lajme Opinion

Protesta 7/7/2022
U tha do ishte Protesta popullore dhe populli I lodhur nga qeverisja aktuale, ku skandalet nuk po i kanë të sosur, doli në shesh.
A e kuptuat nga fjala e Dr. Berishës që ai është pjesë e Establishmentit? Berisha nuk sjell dot ndryshimin sepse nuk i leverdis!
Më erdhi keq, kur dëgjova disa aktivistë “anti-establishment” që ju drejtuan Berishës për t’u prirë! Çfarë ironie! A të jenë të verbër apo ky ka qënë roli tyre?
Mentaliteti o Rama o Berisha, do ta lërë vend-numër, këtë vend! Establishmenti PD-PS-LSI duhet të shkrihet, që ky vend të lulëzoj e të shkëputet nga krimi i organizuar! Marrëveshja e Berishës me Nanon për rrotacionin e tyre periodik më 1992 në Trieste të Italisë, krijoj dy klanet zhvatëse me rrotacion. Ligjet nga të cilat po vuan ky popull ata i aprovuan bashkë. Sistemin e kapën bashkë, si mund t’i besohet njerit apo tjetrit? Kuptoni që protesta e djeshme kishte kosto të lartë dhe ata paguajnë sepse kanë zhvatur miliona nga ne!
Mos vini dhelprat t’ju ruajnë vreshtat se do t’ju shkoj jeta nëpër protesta! Merrni fatet tuaja në dorë e të kërkojmë sëbashku Ndryshimin e Sistemit Zgjedhor dhe të marrim Kushtetutën që na mbron ne, e jo këtë që I jep fuqi Kryetarit të Partisë që bëhet KM. Na duhen kthyer Referendumet! Nëse doni të zgjidhni administratorët që dëshironi duhet ta kuptoni që duhet Ndryshimi, a nëse doni të sundoheni nga “pashallarët modern” vazhdoni kështu symbyllazi! Unë, do zgjidhja mentalitetin e të urtit, të mënçur, edukatës, kulturës e jo forcën e të fortit (fizik), mentalitet që ka shpërfytyruar njerzit, ka hequr vlerat tona Arbërore, ka futur përçarjen nga fryma urrejtjes duke thithur energjinë negative! I thoni mentalitetit të fundit – JO! Mendoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj! T’i japim fund këtij Sistemi që pjell oligarkët, servilët, militantizëm të verbër nga ku burojnë të këqijat e tjera si rritjet e çmimeve, mos funksionimi i drejtësisë etj.
Në protestën e djeshme ishin 100 a 200 mij njerëz, por ne jemi 7 milion Shqiptar, mos e harroni kurrë këtë!!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *