Home

Lajme

Lumturi Lume Plaku – MBRËMË…

No Comments Argëtim Letersi

Mbrëmë ëndërrova, sikur para meje
u zgjat një dorë me një kuti të vogël,
si e fildishtë,
por s’kuptohej e kujt ishte.
Me gishtin e madh
i mbante kapakun të hapur, në gjysëm
sikur më tregonte që ishte e boshatisur…

Në përqëndrimin me shikimin mbi atë kuti,
sikur t’ish ibriku i Aladinit me magji,
dëgjova një mërmërimë:

“Mbaje mënd!
Erdhe në këtë botë pa asgjë, lakuriqe
e pa ditur, me të qara edhe kur qeshje…

Me ngjitje ndër shkallët e kalimit të viteve,
u rrite me mënçuri
e shtathedhur si lastar i bukur qershie.

Pastaj, vjen një moment që prej jetës tinzare,
e cila ikën si ngjala në rrëshqitje,
të gjitha ato bukuri,
fillojnë të rrudhosen e të fyshken.

Siç erdhe ashtu do ikësh, pa asgjë, si në kot’
edhe se u mundove e doje të bëje plotë.
e atëhere do kuptosh që kjo jetë
është si kjo kutia, qê kam në dorë, bosh…

Kurmi yt i ngarkuar me një mal jete të rëndë
do kthehet në asgjë,
Vetëm shpirti, në se do dish ta mbash
të pastër e të bukur,
do flututoj pranë të dashurve të tu,
si një flutur.

Mos u çudit, më tha zëri,
që hoqi gishtin prej kutisë boshe,
me pak fjalë, kaq është e gjithë jeta jote”.
…Lumja…

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *