Home

Lajme

LUIGJ SHKODRANI – URIMI IM PER FESTEN E KURBAN BAJRAMIT

No Comments Aktualitet Lajme

Te nderuar shoke, miq e familjare te mije te besimit islam , me lejoni te ju sjell urimin tim me rastin e festes se Kurban Bajramit , duke ju uruar – Me fat Kurban Bajramin !
Paci vetem gezime,lumturi dhe dashuri ne vatrat tuaja familjare !
Sot kudo festohet ne shqiptari , sepse ne kemi Bajram e Pashke , por shqiptarine e kemi te gjithe se bashku, ndaj ne shqiptaret dime te festojme dhe te respektojme njeri – tjetrin , ne dite festash dhe gezimesh , sepse jemi Vllazni fetare , ndaj gezojme dhe urojme te gjithe per dite me te mira , per me shume paqe ne mes nesh dhe ne mbare boten.
Ne ketu jemi te gjithe se bashku, ketu eshte Ulqini, Plava e Gucia, Prishtina , Shkodra , Gjakova e Peja, Mitrovica . Metvegja , Bujanovci,Presheva e mbare Lugina, Shkupi, Tetova, Manastiri , Dibra e Kumanova. Me ne eshte edhe Cameria,Filati e Igumenica , Arbereshet dhe mbare Mergata . E tek i permend keto troje te shqiptarve , sa do te doja qe ti mbuloja me flamurin Kuq e Zit , pastaj te mirrja rrugen ne perjetesi, sepse nje amanet i te parve do te permbushej . Por e gjitha kjo behet kur ne te gjithe te bashkohemi dhe te behem NJE .
O Zoti im , sa e madhe do te ishte Shqiperia jone, sikur te ishim te gjithe bashke .
Ndaj ne kete dite te madhe te festes se Kurban Bajramit I lutem Zotit – Na udhezo o Zot ne rrugen e drejte, e shtona dashuri e vellazeri midis nesh, per te miren e fese e te kombit tim! Ndaj nga une Luigji nje gezuar te Madhe per Ju te gjithe . Paqja ,lumturia ,dashuria dhe gezimi mbreterofte ne familjet e te gjithve !

Gezuar e per shume mot ! Nje dite super te bukur ju uroj ! GEZUAR !

Nga Luigj Shkodrani – Nje vella, shok e mik i juaji !

Danimarke me 9 korrik 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *