Home

Lajme

Dashamir Uruçi – NE SHQIPTARËT E MERITOJMË HUMNERËN KU KEMI RËNË…!

No Comments Lajme Opinion

E pashe nga afer protesten e 7 korrikut 2022.
E organizuar mire, qysh tek grumbullimi ne pika te ndryshme te qytetit e deri tek fundi i saj i qetë, pa dëme qe jemi mesuar te shikojme ne shume raste te tjera.
Nje pjesemarrje e gjere me perfaqsues nga e gjithe Shqiperia,nje proteste qe i tejkaloi pritshmëritë e njerezve me optimistë te medias e te politikes bashke.
Organizatoret po ata,militante te kahershem te partise demokratike e lideri po ai,themeluesi dhe ideatori i levizjes per demokraci,30 vjet dhe protagonist i politikes shqiptare pa u larguar asnjehere nga vija e pare e luftes per pushtet;i kontestuar por qendrestar,pa i rene asnje fije floku ne toke.
Ajo qe me shqetson si qytetar eshte fakti se edhe pas 30 viteve,demokraci te kontestuar ne te kater anet,populli nuk ngrihet per hallet e veta, po vazhdon t’i shkojë pas politikes per hallet e saj,nje politike dështake, te mbushur me skandale financiare,erotike e politike.
Keto dite, ne rrjetet sociale, nga shumë qytetarë e specialiste u komentua edhe çfrytzimi agresiv i puseve te naftes, ne zonen nafte mbajtese te Patos Marinzes.
U komentua ne shume forma, menyra se si po sillet kompania BANKERS ndaj kesaj pasurie te madhe te shqiptarve.
Rrezultati asgje.
Nafta vazhdon te nxirret jashte Shqiperise,kompania rraporton humbje te vazhdueshme dhe fitimet nuk dihet se ku perfundojne.
Ne nje vend te pasur me nafte,prodhues te naftes,shqiptaret nuk fitojne asgje dhe i blejne nenproduktet e saj me çmimet me te larta te tregut europian.
Ne kerkim te te dhenave te kesaj industrie hasim ne publikime te diskutueshme.
Behet fjale, per nje prodhim ne shkalle vendi, ne nivelin e 1 milion tonve ne vit e nderkohe te dhenat per periudhe 2016-2022 thuajse mungojne.
Sa here jane prekur interesat e Bankersit ne Shqiperi,sa here ka patur perpjekje per ta nxjerre te verteten ne shesh, ne loje eshte futur politika,ambasadoret dhe çdo gjë eshte heshtur.
Dhe behet fjale per pasuri te paperseritshme, siç eshte nafta, per tregjet e se ciles bota eshte ne lufte gjithëandej.
Se paku prej dy vitesh, nga qytetare e patriote te Dibres luftohet per ta ndalur ndertimin e HEC-it te Skavices.
Ne dukje te pare behet fjale per nje veper madheshtore, pjese e kaskades se HEC-ve mbi Drin, projektuar qysh ne kohen e diktatures komuniste.
Behet fjale per rregullimin 3-4 vjeçar te prurjeve, duke rritur prodhimin e energjise elektrike dhe duke ndalur permbytjet e ultesires se Shkodres te cilat kane qene evidente vitet e fundit dhe kane shkaktuar deme te medha, ne ekonomine e fshatrave dhe bisneseve pereth.
Nga ana tjeter specialiste te mirenjohur te fushes flasin per deme te medha qe i shkaktohen fshatrave te Dibrës, buze Drinit te cilet permbyten nga Hidrocentrali dhe zhduken njehere e pergjithmone nga faqja e dheut.
Pronaret e kesaj pasurie te madhe as jane pyetur dhe as kane ndërmend t’i pyesin.
Me ndertimin e ketij hidrocentrali, ata humbin çdo gje dhe nesër do te marrin rruget e botes, ne kerkim te mbijeteses.
I permenda keto dy shembuj,Naften dhe Skavicen per te sjelle ne kujtesen e bashkeqytetarve te mi, kauzat me te cilat duhet te merremi dhe per te cilat duhet te protestojme e sa te tjera kemi si keto.
Po debohen me te gjitha mjetet, shqiptaret autoktonë nga Kosova Lindore dhe sot ne Medvegje, dikur me 85 perqind, sot, shqiptaret numrohen me gishtat e dores.
Po humbim e vazhdojme te humbim qytete e fshatra te tera e pasuri pa fund te cilat nuk do ti kemi më dhe heshtja na ka mbuluar te gjitheve.
Heshtje nga politika ne Kosove, ne Shqiperi e ne Maqedoni.
Askush nuk ben as gëk.
Nga ana tjeter, sapo politika therret per interesat e saj, bashkeqytetaret tane vrapojne ne protesten e rradhes.
Mbushin sheshet per te rrexuar keto qe jane e per te sjelle ne pushtet ata qe ishin,qe te gjithe te kontestuar ne 30 vjet, te mbushur me skandale e me hajdutë me damkë;dje me duar ne xhepa e sot miliarderë, fodulla e kapadainj qe i bëjnë karshillëk popullit te vet.
Ndjej shume dhimbje qe nuk po dalim ne dritë,ndjej dhimbje qe i sherbejmë politikes e harrojme interesat tona e te ardhmen e fëmijve tanë.
JEMI POPULL ME KUJTESE TE SHKURTER HISTORIKE E CILA NA KA DËMTUAR E PO NA DËMTON SËRISH…!
Më vjen keq ta them por ne shqiptarët e meritojmë humnerën ku kemi rënë…!
Dashamir Uruçi
Tiranë,10 korrik 2022.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *