Home

Lajme

Rudina Muharremi Beja – SHQIPFOLËS

No Comments Argëtim Letersi

Një herë e një kohë,
shqipfolës të mirë ishim.
Tungjatjeta!- thosh kalimtari,
A u lodhe? – i përgjigjeshim.

Tani: -Ku je ti?
More, ke humbur fare?
Të është rritur mëndja,
Që kur ke bërë pare!

Në vend që të pyesin:
Hallet, si të venë?
Mirë je me shëndetin,
fëmija si ka qenë?

Ka më keq akoma:
-Ti, s’ke komentuar…
Të pashë ishe në linjë
Dhe nuk më ke shkruar!

Shqip fliste yt atë,
Kur dollitë ngrinte:

  • Sa malet ju paçim,
    me fund gotat i pinte.

-Për shëndet të shokëve,
Për nder miqësie,
Gaz edhe hare,
Dolli mbas dollie.

Ndërsa tani themi:
“-Le të shtrojmë një darkë,
Kush na ka inat,
Kështu na paftë përnatë.
Le të vëmë një foto
Diku të publikuar…
Ta marrin vesh të tjerët
Që jemi të gëzuar.”

Kur njeriu i ndershëm,
Punonte tokë të vet.
I thoshim; – Me krahë të lehtë!
Zoti të dhashtë shëndet!

Tani, i ngratë, i themi,
E sheh ku ke mbetur?
Gjithë jetën në mes ferrash
Vetëm ti, i fjetur!

Ikën gjithë të tjerët
E të lanë shëndenë.
Në qytet zunë vendet,
Nga jashtë, vijnë e venë.

I lodhuri, punëmbarë,
që s’ di me horrat të flasë.

  • Mor djalë, s’jemi në garë,
    e buzën vë në gaz,

Rrudhat e tij të vrazhda,
Kanë erë ndershmëri.
Të ashpra, por të arta
janë duart e tij.

Im atë i fliste ëmbël
Të mirës, nënës së tij:

  • Mbretëreshë, si u ngryse?
    Për ty u bëfsha hi!

Më pas përshëndeste,
Të mençurin, baba.
Kafe, një cigarë
Më tej, tek ç’do vëlla.

Shqip flisnin të parët,
Shqipfolës dhe ne jemi!
E ëmbël gjuha e tyre,
Që krejt harruar kemi.

Burimi/Facebook/Autorja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *