Home

Lajme

Laureta Petoshati – Mirënjohje për qëndresën e tyre ndaj sistemit më të egër diktatorial komunist në Evropën Lindore.

No Comments Argëtim Histori

Ju që mbroni pa pikë turpi një kriminel si Enver Hoxha, për më tepër shkruani dhe në gjuhë të huaja, nuk i tregoni dot shqiptarëve, aq më tepër vlonjatëve për krimet e tij. Sepse Vlora, sidomos qyteti e ka njohur veprën patriotike të klerit sidomos atij katolik përgjatë historisë. Bota e qytetëruar, sidomos ajo euro-atlantike, kujtojnë me nderim klerikët e pafajshëm që i ka shpallur të lumë dhe lutet për shpirtin e tyre. Po ashtu për vrasjen e grave intelektuale diktatori Hoxha ka qënë në krye të listës dhe emrat e këtyre grave kujtohen në Europë në çdo 8 mars. Kam parë dhe gra që mbrojnë Enver Hoxhën, por duhet ta dinë se do të ketë shumë shpejt një dënim penal, përvec atij hyjnor. Dhe mos harroni që ka dhe Rezolutë, e ratifikuar sipas kritereve të Këshillit të Europës dhe në parlamentin shqiptar që:
Dënon fuqimisht diktatorin Enver Hoxha dhe regjimin totalitar komunist të instaluar prej tij si dhe krimet e kryera ndaj klerikëve shqiptarë.
Dënon fuqimisht vrasjen dhe presekutimin nga regjimi komunist dhe njeh me bindje të plotë pafajësinë e Dom Anton Zogaj; Imzot Frano Gjini; Marie Tuci; Atë Giovanni Fausti s.j.; Vëlla Gjon Pantalia; Imzot Vincenc Prenushi o.f.m.; Imzot Jul Bonati; Dom Alfons Tracki; Atë Gjon Shllaku; Atë Karl Serreqi; Atë Mati Prendushi; Dom Jozef Maksen; Dom Lazer Shantoja; Dom Lekë Sirdani; Dom Luigj Prendushi; Atë Ciprian Nika; Atë Serafin Koda; Atë Gasper Suma; Dom Anton Muza; Dom Dede Maçaj; Dom Dede Malaj; Mark Çuni; Atë Bernardin Pala; Atë Daniel Dajani; Gjelosh Lulashi; Dom Mikel Beltoja; Dom Ndre Zadeja; Dom Mark Gjani; Dom Dede Plani; Fran Mirakaj; Dom Ejell Deda; Qerim Sadiku; Dom Jak Bushati; Papa Josif Mihali; Dom Marin Shkurti; Dom Ndoc Suma; Dom Pjetër Çuni; Dom Shtjefen Kurti; Hafiz Ali Korça; Hafiz Ibrahim Dalliu; Hafiz Ismet Dibra; Hafiz Sabri Koçi; Dede Reshat Bardhi; Haki Sharofi; Jonuz Bulaj; Vexhi Buharaja; Ismail Muçej; Haxhi Faik Sheh Qazim Hoxha; Hasan Tahsini; Baba Bedriu i Brerimës; Baba Hajro Progonati; Hafiz Mustafa Varoshi; Hafiz Sherif Lëngu; Hafiz Esat Myftia; Hafiz Musa Dërguti; Hafiz Ali Kraja; Imam Liman Shabani; Imam Met Troci; Sheh Ibrahim Karabunara; Sheh Myslim Luma; Baba Myrteza Kruja; Imam Ahmet Hyseni; Dervish Mehmet Verleni; Xhemal Naipi; Hafiz Sheuqet Boriçi; Hafiz Sabri Bushati; Molla Alush Zaganjori; Shejkh Hafiz Vehbi Sulejman Gavoçi; Selim Braja; Hafiz Bakalli; Hafiz Myrtja; Hafiz Muhamet Bekteshi; Sheh Ali Pazari; Sheh Reiz Sinani; Baba Ali Tomorri; Baba Qamil Gllava; Baba Shefqet Koshtani; Baba Bedri Cakrani; Dervish Ali Kocia; Dede Kamber Prishta; Baba Mehmet Zyka; Baba Islam Leskoviku; Baba Bajram Mahmutaj; Baba Islam Jangolli; Baba Ilmi Kurtesi; Dede Ahmet Myftari; Baba Sh. Cenametaj; Kryeepiskop Visarioni Xhuvani; Kryehirësia e Tij Kristofor Kisi; Episkopi ndihmës i Apolonisë Irineu Banushi; Atë Gjergj Suli; Atë Aleksandër Lipe; Atë Dhimitër Leka; Atë Kostandin Bozdo; Atë Ligor Zografi; Atë Kosta Kole; Atë Thoma Vërleni; Atë Kristo Raci; Atë Jorgji Kosta; Atë Simon Tonini; Atë Ilia Zoto; Atë Gjergj Dedi; etj.
Vlerëson me mirënjohje të thellë veprën, punën intelektuale dhe vlerat e jashtëzakonshme njerëzore të klerikëve shqiptarë gjatë regjimit komunist për ndërtimin e një shoqërie të re dhe demokratike, që njeh dhe respekton lirinë e besimit dhe të drejtat e njeriut.
Vlerëson se klerikët që ishin viktimë e krimeve dhe persekutimeve të regjimit komunist, si dhe familjarët e tyre, meritojnë rehabilitim, respekt dhe mirëkuptim për vuajtjen e tyre, si dhe mirënjohje për qëndresën e tyre ndaj sistemit më të egër diktatorial komunist në Evropën Lindore.

Mund të jetë një imazh i 9 persona dhe teksti që thotë "Some of the women executed by Communists in the 20th century Marije Deda, Albania (1916-1946) Dr. Sabiha Kasimati, Albania Zyrakaa Mano, Albania (1912-1951) (1913-1946) Salme Noor, Estonia (1894-1942) Dr. Milada Horáková, Czechoslovakia (1901-1950) Phoo: BStU ElliHelene Barczatis, East Germany (1912-1955) Ilona Tóth, Hungary (1932-1957) RфeлиKcoBHa, Alexandra Brempele, Latvia (1920-1941) Valerija Mundure, Latvia (1915-1946)"

Burimi/Facebook/Vlora- Perla jone

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *