Home

Lajme

Pierre Simsia – Alida Fiqirete Hisku, po ju kujtoj edhe tri këngë të tjera, këngë fituese e anketave muzikore të muajit të vitit 1974…

No Comments Argëtim Letersi


LULE MANUSHAQE

Ç’na erdhe kaq pranë
Na çele në vargje,
Trime luftëtare,
Bijë Manushaqe.

Ty, bijë të vetme
Dhe mullirin e vjetër,
Kishte plaku Jaçe
Dhe më, asgjë tjetër.

Porsi yll i mbeti
Në mal Manushaqja,
Por s’tu drodh ty buza,
Nuk t’u lag ty faqja.

Krismat që nga mali
Na vijnë në vargje,
Çelën rreth mullirit
Qindra Manushaqe.


PROLETAR ZEMËRZJARR

Ngrihesh mbi glob
Lirinë kërkon
Proletar zemërzjarr
Ti pranga copton.

Gjaku yt o shok’
Skuqi rrugët nëpër botë,
Duart lidhur fort
Rrokni armët n’revolucion.

Dhe me këngë dhe bajoneta,
Çan përpara o proletar,
Vëlla, e kuqe do të jetë,
Do jetë bota mbarë.

Nuk është ēndërr dhe aspiratë,
Vjen stuhia dhe ndez rrufetē,
Vëlla, e ardhmja është e jona,
Do jetë bota e re.

Ngrihesh mbi glob
Lirinë kërkon
Proletar zemërzjarr
Ti pranga copton.

Kënga jonë gjithmonë,
Proletare do të mbetet.
Në revolucin
Koha popujt sot i fton.

Dhe me këngë dhe bajoneta,
Çan përpara o proletar,
Vëlla, e kuqe do të jetë,
Do jetë bota mbarë.

Nuk është ēndërr dhe aspiratë,
Vjen stuhia dhe ndez rrufetē,
Vëlla, e ardhmja është e jona,
Do jetë bota e re..


NËPËR DITËT TONA

Muzika Kastriot Gjini.

E kënduar në interpretimin e dytë nga Zija Saraçi.

Unë portretin ta njoh mirë
Dhe e shoh atë kudo,
Në zemrat tona ti qendron
E ardhmja e jonë.

Kaq të afërt ne të ndjejmë
Sa dhe koha s’na ndjek dot,
Se lind nga duart tona ti
E rritesh çdo ditë.

Me shikimin hedhur larg
Në vitet që vijnë
Këndoj për ëndrrat e mëdha
Sooooooooottttt.

Sjell kaq shumë dritë e gaz kudo
Nëpër ditët tona.
Një diell i kuq i zjarrtë
Ndriçon mbi tokë.

Por më shumë gaz e dritë do t’kemi
Në ditët që do vijnë
Si buqetë për Shqipërinë.

Në sy kemi kaltërsinë
Dhe në zemra diellin,
Çdo pikë djerse një premtin
Hej, ç’kohë na presin.

Kaq të afërt ne të ndjejmë
sa dhe koha s’na ndjek dot,
Se lind nga duart tona ti
E rritesh çdo ditë.

Me shikimin hedhur larg
Në ditët që vijnë
Këndoj për ëndrrat e mëdha
Sooooooooottttt.

Sjell kaq shumë dritë e gaz kudo
Nëpër ditët tona.
Një diell i kuq i zjarrtë
Ndriçon mbi tokë.

Por më shumë gaz e dritë do t’kemi
Në ditët që do vijnë
Si buqetë për vendin tooooon’.


Kënga “Nëpër ditët tona”, kompozuar nga i ndrituri Kastriot Gjini, këngë të cilën ju e kënduat në natën e dytë të Festivalit të 13-të të këngës në radiotelevizion, Dhjetor 1974, që në interpretimin tjetër e këndoi Zija Saraçi. Ajo këngë e bukur ka të veçantën e saj, sepse u pëlqye shumë nga spektatorët në sallë dhe, është rasti i parë dhe i fundit në historinë e festivaleve, që një këngëtar-e, nga duartrokitjet e shumta, t’ju rikthenin në skenë për të përshëndetur, meqenëse në festival nuk lejohet që kënga të këndohet edhe njëherë. Dhe ju, ashtu siç dolët në skenë kur e kënduat atë këngë, më kujtohet shumë mirë, flokët i kishit të mbledhur prapa që të shkonin shumë dhe të tregonin akoma më të bukur se ç’je në të vërtetë dhe ti, mes duartrokitjeve, dole dhe përshëndete spektatorët… Eh, sa shumë emocione…


Në ditët e sotme, askush nuk mund ti gjykojë tekstet e këngëve të tilla, sepse, e thënë dhe shkruar shpesh, e tillë ishta, koha, sistemi… censura dhe autocensura.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *