Home

Lajme

Bari Dervishllari – Po vij Dushar.

No Comments Argëtim Letersi

Kroje pyje më thërresin,
në gjumë me ju kuvendoj.
Shtigje gurë po më presin,
s’më harrojnë nuk i harroj.

Nuk më presin vetëm mua,
edhe qindra kështu si unë.
Të vimë aty në krahat e tua,
malli djegës lë ç’do punë.

Po çfar më ka thënë dikush?
Shkrove shumë për Dusharë.
Besa ,besë i them ti s’mbush.
Askujt penën s’i kam marë.

Do t’i këndoj trimërisë,
lindur rritur n’ato shkrepa.
Dhe sofrës së bujarisë,
pak rrallë, si tek ty e gjeta.

Këtu në trojet e Muzakës,
patëm fatin të jetojmë.
Ku jeton gjurma e shpatës,
këtë perlë,pse t’a harrojmë?

Kur verbon tymi harresës,
është vështirë ti hapim syt.
Mos mbetem rob i pendesës
largoj tymin mos më mbyt.

Ndaj të dua shumë Dushar,
se vendlindje s’kam një tjetër.
Gjithëçke në gji ,është si ar,
ku lindën gjyshër dhe etër.

B.Xh.D.Dushar Korçë Itali.

Për të pasur një ide për resurset e Dusharit do citoj një kushëriri tim nga fshati Vrëpckë afër Dusharit .I ndjeri Haxhi Gëzhilli thoshte:-Të gjithë fshatrat kanë një perëndi ,Dusharit ka dy,pse ,kullotat në malin e Dusharit ujët e ftohtë,çaji malit,thanë pa mbarim, mollë plus të butave edhe të egra që shiten për uthull,pylli ahut që u shfrytëzua 20 vjet dhe akoma ka mbetur gjysmë pa prekur,dhe shumë bimë të tjera medicinale që vinë nga ana e Anës e mbledhin në malin tonë .Dhe klima shumë e mirë për muajt e verës.Po të kishte infrastrukturë e them me qlnd për qind që është vënd për turizëm veror dhe dimëror duke e krahasuar me Alpet e Italisë ku po i njoh mirë se edhe këtu u bënë 25 vjet që jetoj.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *