Home

Lajme

Pse po qeveris Edi Rama prej tre mandatesh

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Kur politika dhe pushteti shëmbullon me një amoralitet, me një korrupsion dhe me një padrejtësi e papërgjegjshmëri kaq të jashtëzakonshme ; dhe kur shoqëria është e paralizuar dhe e paftë për ndryshimin e gjëndjes në favor të saj ,kjo përbën gjendjen më të rëndë ku ka rënë shteti, morali, ligji, drejtësia dhe e vërteta.

Në Shqipëri shikohet e lexohet fjala “e lire” e intelektualëve, mediave, gazetarëve, e opinionistëve dhe e komentuesve të tyre , por ajo që vihet re te shumica nga ata është fakti i subjektivizmave, servilizmave dhe anshmërisë së tyre të korruptuar, të cilët mbajnë njërën apo tjetrën anë të politikës e të pushteteve të korruptruara; shikohen dhe kuptohen lehtë mediat, kritikat dhe kritikët servilë e mercenare dhe të paguar të cilët nuk promovojnë të renë dhe ata të cilët duhet të vijnë për ta bërë ndryshimin, por pasqyrojnë e reklamojnë ata të cilët duhet që të shkojnë dhe prej të cilëve e ka pësuar vëndi dhe shoqëria.

Ky pisllëk sidomos i karakterizon shumicën e mediave.

Është mjerim i madh por edhe fatkeqësi e madhe kur e vërteta duket sheshit, kur drejtësia duket dhe kërkohet nga realiteti, dhe kur shoqëria nuk vepron në kohën e duhur dhe ashtu sic e fton koha dhe realiteti, atëhere vetë shoqëria e pëson edhe për meritë të saj nga kjo nerglizhencë, indiferencë dhe apati e saj.

Kjo pyetje, pse po qeveris Rama për së treti herë tashmë është bërë mjaft publike , pra fakti se Edi Rama ka tre mandate që qeveris, apo më sakt pse ai vazhdon të qeveris pavarësisht se ai dhe qeveria e tij keqqeverisin.

Keqqeverisja do të thotë keqpërdorim dhe shpërdorim të pushtetit për përfitime personale, klike e klanore dhe për në favor vetëm të një grupi interesi rreth pushtetit.

Keqqeverisje tipike si kjo e Edi Ramës është fakti që ky pushtet i përdor pushtetin dhe shtetin si prona private, pra e përdor tërë sistemin e korruptuar për të vjedhur pasuritë e shtetit e të shqiptarëve si dhe për të grabitur paranë publike; ky pushtet i cili sillet si një grup interesi oligarko-politik. Dhe pavarësisht se dihen këto jo vetëm publikisht por edhe ndërkombëtartishr, pavarësisht kësaj Edi Rama vazhdon të keqqeveris prej tre mandatesh.

Po cila është arësyeja e kësaj?

Arësyet janë disa, dhe e para është se në Shqipëri është montuar dhe ngritur një sistem demokratik keqfunksional, i korruptuar dhe antiligjor; sistem i cili ka prekur dhe kapur jo vetëm politikën por edhe mediat, akademinë dhe shoqërinë civile.

Shumë shqiptarë janë molepsur, besojnë e shkojnë të qorrollepsur dhe lehtëmashtrueshëm pas politikës , duke mos pasur fare interesim për interesin e pëgjithshëm, por duke parë me shumë shkurtpamësi interesin momental personal; shoqëri e cila antarët e saj individualisht joshen e mashtrohen si dhe kënaqen me një përfitim të vogël e momental.

Fatkeqësisht është formuar një shtresë votuesish të cilët mezi presin ditën e votimit për të marrë ndonjë 50 apo 100 eurosh në këmbim të votës, dhe fatkeqësisht është vota e këtij regjimenti mercenarizmi i cili vendos se kush do të qeveris në Shqipëri.

Dhe prandaj qeveris Rama prej tre mandatesh, dhe këtë e vertetuan edhe zgjedhjet e 25 Prillit 2022 ku paraja e bleu votën, pushtetin dhe demokracinë.

Ky është realiteti në Shqipëri, që nëse nuk ka një monitorim të rreptë ndërkombëtar të zgjedhjeve në Shqipëri kurrë pushteti nuk kalon në opozitë, sepse qeveria e pushteti përdor të gjitha resurset dhe burimet shtetërore, manipulimin mediatik e publik , atë të punësimit dhe shfrytëzimit të varfërisë dhe mundësinë për të shfrytëzuar varfërinë për t’ua blerë votën shqiptarëve sic veproi qeveria Rama erdhe me 25 Prill 2022.

Arësyeja tjetër pse Rama po qeveris për të tretën herë është edhe gjëndja ku ka rënë opozita shqiptare, sidomos Partia Demokratike, ku kundër saj u bë bashkë e gjithë elita e vjetër politike dështake dhe e korruptuar e tranzicionit, u bënë bashkë kundër PD-së dhe kundër reformatorit Basha, Trekëndëshi i Bermudës: PS, “FOLTORE” dhe LSI sic e ka etiketuar shumë sakt Ishkryetari i PD-së z. Lulzim Basha.

Pra, Rama qeveris se përkrah tij dhe direkt apo edhe indirekt atë po e mban në pushtet një pjesë e opozitës shqiptare, ajo e vjetra dhe e korruptuara e cila nuk do ndryshimin por vetëm interesin e vet personal.

E mbajne Ramën në pushtet aleanca anti-SHBA e grupit bashkuar rreth non gratës Berisha në respekt dhe si mirënjohje për favoret e përfitimet që ata kanë marrë nga ishpushteti i Berishës.

Do të qëndrojë në pushtet Rama edhe për aq kohë sa të jetë e të ketë forcë për të manipuluar e përcarë publikun ,të djathtën dhe Partinë Demokratike ky grup foltoristësh dështakë e mashtruesish që e kanë marrë peng opozitën.

Këtë e tregoi edhe protesta e “Foltores” e 7 Korrikut 2022 , si ajo edhe e 8 Janarit 2022, qëllimi dhe kauza e së cilës ishte antidemokracia, antiamerikanizmi; ishte protestë anti-Basha dhe pro e në mbrojteje të “non grata”-s, Berishë, gjë e cila ia zgjat jetën pushtetit të Edi Ramës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *