Home

Lajme

“JA SA LARG JAM NGA KRISHTI ” !…

No Comments Argëtim Histori

— Po ecja në plazhin e Selanikut pasdite deri nē mbrëmje, kur m’u afrua një njeri narkoman, nuk më kërkoi para, por më pyeti nëse mund t’i bleja misrin që po piqte dikush në një tezgē të vogël që kishte ngritur.
E pyeta nëse donte diçka tjetër !.. Pastaj më tha që donte të shkoja t’ja bleja unë sepse misrin e kishte borxh nga hera e kaluar dhe ai mund të mos i’a jepte !..
Shkova dhe pasi i’a solla më pyeti, a mund të ulesha pak me të, apo më vinte në siklet !?..
I thashë se do të më vinte në siklet po të mos isha ulur !.. Pastaj ai më tha gjënë e mëposhtme të mahnitshme !..
— “Miku im, ja sa larg jam nga Krishti .. dhe filloi të më tregonte .. — Por kam shumë kohë që mundohem ta le drogën që të mos e mërzis Zotin !..
Nuk e di nēse do t’ia dal, por meqenëse përpiqem ndoshta fitoj faljen e Tij !.. Nuk do të jetoj gjatë, unë dua të shkoj para Tij, duhet t’i tregoj Atij luftën time, që të mos ndjejë keqardhje për mua !”
Ishim diku afër Kishës së Shën Kirilit dhe Metodit. E më thotë : ..
— Shkoj çdo mëngjes përballë me Kishën .. çdo mëngjes kaloj dhe të gjithë më shikojnë, sepse mendojnë se dua para !.. Por unë shkoj përpara Kishës për t’u lutur dhe kërkoj ndihmë për të lënë drogën.
Nuk ndez as qiri se nuk kam lekë për të blerë !.. Dhe çdo natë ende shkoj dhe them : ..
— Nuk ia dola, më fal o Zot !..
ose them : ..
— Sot disi e luftova .. Faleminderit Zot !..
Kam jetuar dhe unë me fjalët e këtij njeriu momente nga trishtimet e tij të treguara !..
I dhashë pak para dhe nesër të shkojë në Kishë dhe të marrë një qiri, por për t’u lutur për veten dhe për shpirtin tim.
Më siguroi se nuk do t’i shpërdorojë paratë dhe do t’i japë të gjitha të hedhura atje që të mos tundohet për t’i shpenzuar dhe çdo ditë do të marrë 2 qirinj .. I them që, quhem Niko !..
Më tha se, nuk e ka të vështirë të më kujtojë pasi nuk ulet njeri me të dhe prandaj nuk ka miq dhe të njohur. Nuk pyeta shumë për të. Nuk doja që ai të ndjente se po hyja nē jetën e tij të çuditshme, me paditurinë time.
Tek po largohesha, më tha se ishte i kënaqur që isha me të dhe se shoqëria i bënte mirë !..
Tani ju që po e lexoni kētë tekst e kuptoni mirë se cili nga të dy pērfitoi !..
Para takimit tim me këtë njeri, kisha menduar se e gjithë jeta ime është një luftë dhe se përballem me të gjitha vështirësitë, dhe tani po shikoj se kush do tē më ngrihte nga poshtë kur të më dilte ky shpirt !..
Atëhere si tē mos them që Zoti na do, dhe ai na do shumë !!!
Ndërkohē ndoshta nga sot dhe të paktën për disa ditë, një narkoman po lutet dhe për mua !..
Shihni se si do të na ndihmojnë dhe ata njerëz “margjinalët” dhe të “mbaruarit” neve, nëse i ndihmojmë ti drejtojmë ata, për në Parajsë !..

Burimi/Facebook/Spiro Katundi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *