Home

Lajme

Bislim Ahmetaj -NoComment.

No Comments Aktualitet Lajme

Më në fund një lajm i mirë për shqiptarët dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut:
Flamujt e dy shteteve tona zunë vend dhe u valëviten krahas flamujve të vendeve anëtare të BE-së.
Që nesër do kemi më shumë seriozitet, më shumë transperencë.
Më pak arrogancë qeveritare, opozitë disa herë më aktive, qytetarë më të lirë dhe më të guximshëm.
Ky lajm i mirë është produkt i përpjekjeve më se 30 vjeçare të popullit shqiptarë dhe atij të Maqedonisë së Veriut.
Këtë lajm të mirë në këtë verë të nxehtë e solli më së shumti era e barutit që është përhapur në mbarë botën si pasoj e sulmit bizar të Rusisë ndaj Ukrainës.
Këtë lajm të mirë duhet ta shfrytëzojmë në të mirë të lirisë, demokracisë dhe zhvillimit.
Ky lajm i mirë duhet ti japë fund qeverisjeve arbitrare, qeveritarëve hajdutë dhe të lidhur me krimin.
Ky lajm i mirë e ndali njëherë e përgjithmonë projektin “Open Balkan”.
Tani e në vazhdim vëndet tona do të jenë të hapura ndaj BE-së dhe jo ndaj Serbisë dhe Rusisë.
Ky lajm i mirë në këtë verë të nxehtë ka ngjallur më shumë shpresë dhe besim që mund t’ja dalim ta bëjmë Shqipërinë një vend të jetueshëm dhe të zhvilluar për qytetarët e saj, një vend me perspektivë të qartë perendimore.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *