Home

Lajme

Musa Kurtulaj – Princ i Arberve, Gjergj Kastrioti – Skendebe: më duket sot u kry’ !

No Comments Lajme Opinion

Kuvendaret e Shqiptarisë sot duhej të ishin berë bashkë në Kështjellen e Krujes, aty ku Princi i Arbrisë, Gjergj Kastrioti- Skenderbeu, nisi mbrojtjen e Europes si rrall kush tjeter në ato kohra gati 6 shekuj më parë, per të pritur nga Brukseli – kryqyteti diplomatik i Europes, lajmin historik të hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE !
Princ i Arberve, Gjergj Kastrioti – Skendebe: më duket sot u kry’ ! Pas një rrugëtimi prej 554 vitesh në udhën tënde që mbrojte Europen dhe ua le “amanet” Arberve ta mbërrinin Europen, sot me në fund ia arrite dhe u poqem në Bruksel – kryeqyetin diplomatik të Europes ! Më shumë se 5 shekuj e gjysem nga aty ku e le në janar të vitit 1468, sot Arbrisë ju hap dera që ia kishte mbyllur historia e pamëshirshme ndaj popujve të vegjel ! Princ i Arberve, Gjergj Kastrioti – Skenderbe : Më duket se sot u kry’ ! Po mendoi se në këte ditë historike te dheut arbëror, kuvendaret e kuvendeve të Shqiperisë dhe Kosoves (deputetët), duhet të ishin mbledhur në Keshtjellen e Krujes, aty ku Princi Ynë, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu e filloi mbrojtjen e Europes dhe këte rrugëtim si neper legjenda që zgjati gati 6 shekuj, per ta pritur lajmin mbarimit të udhëtimit ARBËROR per në Europen plakë dhe të re ! Duhej të ishin sot dt.19 korrik 2022, në Kështjellen e Krujes kuvendarët e Arberisë, duhej, por ndoshta nuk besonin akoma se më në fund do ti priste dinjitetshem Brukseli i Europes, per të cilen luftoi 25 vjet në mbrojtje të saj, si askush tjeter në ato kohëra, Princi i Arbrit, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu ! Të shpresojmë se do ta bejnë këte shpejt . Perfaqësuesit e shqiptarisë, sot kanë obligimin që ta përshëndesin fuqishem Europen nga Keshtjella e Krujes, aty ku e nisi betejen mbrojtësi i Qytetërimit Europian, Princi Ynë i gjithëlavdishem Gjergj Kastrioti – Skenderbeu ! Nuk bejmë keq t’ia kujtojmë ketë shpesh herë Europes !

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *