Kur unë kam qajtur për dashurinë tënde
Ju as qe me keni shikuar atëherë me sy
Qëndroja atje i ulur tek ai trotuari i ftohtë
Atje kam pritur që te vish të me ngushëllosh.
Sot unë vie afër teje dhe t’i fshi lotët tu
Kam zemër të butë unë e jo zemër guri
Dhimbjet t’i zvogëloj me fjalët e mia
Jam afër teje s’ kështu me thotë dashuria.
Sot lotët e tu i pi me gotë kristali
Dhimbjet tua i futi brenda në shpirtit tim
Kur TY e dashur të shoh që të dhemb shpirt
Mua zemra me trazohet e nga sytë me pikon loti.
E dashur nuk dua t’i shikoj sytë tuaj me lot
Se malli me përvëlon në këtë ditë të ngrohtë
Unë dua TY të shoh duke i buzëqeshur jetës
Për dashurinë tënde lotët e tu i pi me gotë kristali.
––––– Vargje nga Rudi Berisha –––––
Dardani, 19 korrik 2022
Burimi/Facebook