Home

Lajme

Rudina Muharremi Beja – TOKA IME

No Comments Argëtim Letersi

S’ e mbaj mend mirë si e humba udhën,
e zgjodha të shkoj kaq larg teje
bekimi im,
Ti toka ime,
në gji mban etërit
ndalesave të përjetshme!

Sa herë me avash kurmin tënd shkel
gjunjët më dridhen,
njëmijë ndjesi fshikullojnë njëkohësisht
qenien time të vockël,
të pafuqishme,
gjoksit n’dhimbje, kur t’avitem!

Oshtijnë hapave emocionet,
tek lexoj rrëfenjën e historisë tënde,
fshehur relievit të drobitur,
në çdo grimcë dheu, rëre, guri
Por Ti, mos u tremb kur trupin ta vrasin
Dheu im zymtuar stinëve…

Qofsh e bekuar toka ime!

Nusëron hireve bukuria jote,
portreti yt prej ëndrre,
në duart e nënave që tundën djepet,
bujarisë së monopateve,
luadheve të kujtimeve që galopojnë matanë sinorëve,
e agonisë së shpresave,
që lahen, thahen muzgut të vonë,
me valën që puth bregun,
përqethjes, ku një brengë rron!

Burimi/Facebook/Autorja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *