Home

Lajme

Ymer Nurka – FALEMINDERIT EVROPE!

No Comments Aktualitet Lajme

Urime Shqiperi! Me ne fund nje hap teper i rendesishem, qe percakton rrugen tone drejt Evropes, si pjese natyrale dhe shpirterore e saj. Padyshim qe duhet ta pergezojme z. Rama, i cili me performancen e tij si Kryeminister diti te menaxhoje situata te komplikuara, te cilat ne qytetaret e thjeshte, jo vetem nuk i zberthejme dot, por as i interpretojme siç duhet, kjo ndodh ndofta prej arsyes se pritjes se gjate dhe zhgenjimit te pesuar ne keto 30 vite. Natyrisht z. Rama iu shtuan kreditet per te qendruar ne pushtet, ku i duhet te organizohet me fuqishem se kurre qe Shqiperine ta pregatise per nje hyrje te shpejte me drejta te plota, brenda dekades ne vazhdim, duke i dhene fund kalvarit te gjate te humbjes se shpreses dhe duke na sjelle sadopak paqe shpirterore. Realisht ne Shqipetaret nuk fituam, por morem diçka qe buron nga nje e drejte morale, qe ne si popull e kemi merituar me shekuj, qoftë dhe me te vetmin kontribut, me ate që beri Skenderbeu ne mbrojtjen e Evropen nga dyndja me barbare ne historine boterore, siç ishte Perandoria Otomane. Te falenderojme Kreret e BE -se, qe njezeshem na pranuan, ja keshtu, siç jemi te larushitur e te percare nga llumi obskurantizmit dhe dogmave, nga krimi dhe korrupsioni, nga molepsja e gjithe te ligave te tjera, te cilat buruan nga nje politike diskriminuese, percarese dhe vllavrasese, e cila qe nga fillimet e trazicionit Demokratik, sollen shkaterrim ekonomik duke mbjelle varferi dhe injorance, duke e orjentuar Shqiperine drejt rruges se gabuar te Konferences Islamike. Te shpresojme te ndriçohemi, drejt qyteterimit, ashtu siç thoshte Naimi Yne qe Dielli i Shqiperise lind andej nga perendon. 🙏🏻🙏🏻🙏🏻

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *