Home

Lajme

Bari Dervishllari – Nënë e vetmuar.

No Comments Argëtim Letersi

Aty ku të gjeta aty prap të lash,
ballin mbushur mijra rrudha.
Aty te kërcuri lisit të lashtë,
me sy të tretur tej nga udha.

Ca lotë t’u thanë në qerpik,
të tjerat ujitën kërcunë e vjetër.
Për ty njësoj qe natë dhe dit,
të ikurit do të freskonin patjetër

Po fati në bes të paska prerë,
kostum të errët me zor të veshi.
Nip, mbesë s”pate në prerë,
u trembën zogjtë nga rrebeshi.

Buza jote nuk po qesh dot më,
si burim i tharë vite më parë.
Shtriga vetmija,të la pa gjë
S”po dallon dimrin nga beharë.

Me shkop në dorë,po kërkon,
një poste që era t’a ka marë.
Aty afër s’ke asnjë që t’a afron,
lut zotin të kalojnë udhëtarë.

Me posten do dhe një pik ujë,
gjymi nga vapa është bërë valë.
Ti pret e hallosur,s”bën bujë,
s”dihet a ke pirë një kup dhallë.

Sytë nga qielli diçka belbëzove,
me mënd e mora se çfar the.
Zotin tunde,shkunde e akuzove
I the :pse më solle këtu mbi dhe?

B Xh.D.ervishllari.Dushar Itali.
Marë nga libri Lexova lotin Tënd.

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *