Home

Lajme

Bislim Ahmetaj – Altin Goxhaj gardiani mbrojtës i lirive dhe të drejtave qytetare.

No Comments Lajme Opinion

Me Av. Altin Goxhajn kemi 30 vite që njihemi, nuk jemi shokë të afërt, por miq kemi mbetur gjithmonë.
Më së shumti jemi takuar nëpër sheshet e protestave për kauza që nga më të thjeshtat, siç bie fjala për mospërdorimin e maskave apo kundërshtimin e orareve anticovid, deri tek ato kundër qeverive të korruptuara apo në mbrojtje të çeshtjes tonë kombëtare.
Dikur kemi qënë edhe përballë njëri tjetrit, unë tek Forumi Rinor i PD-s dhe ai te Këshilli Rinor, një organizatë kjo majtiste e financuar nga Xhorxh Sorosi.
Prej së cilës Altinin e përzunë apo iku vet nuk e di saktësisht.
Veçse për një gjë jam i sigurtë ai nuk i bindet urdhrave arbitrar, ai nuk mbyll sytë para padrejtësive, ai kurrë se vë interesin e tij para interesit të shoqërisë, ai nuk thyhet, nuk përkulet, nuk shitet.
Ai ka treguar qëndrueshmëri dhe përsistim të jashtëzakonshëm në mbrojtje të kauzave qytetare, aq sa është bërë zëri i tyre, zemra e tyre.
Si organizator, si pjesëmarrës aktiv, si viktimë e presionit, dhunës dhe shantazhimit të policisë dhe drejtuesve të saj politik nga më i vogli deri tek Edi Rama.
Ai ka asistuar dhe mbrojtur nëpër komisariate dhe gjykata me qindra protestues të ndaluar nga policia me urdhra politikë.
Ai vet është shoqëruar dhjetra herë nga forcat e policisë për të vetmin faj sepse ka protestuar për qytetarët dhe me qytetarët.
Në këtë kohë të vështirë për vendin kur 99% e institucioneve publike janë zaptuar dhunshëm nga Edi Rama do të ishte në nderin e opozitës të nominonte emrin e Av. Altin Goxhaj për pozicionin e Avokatit të Shtetit.
Kjo do të ishte një sprovë për unifikimin e opozitës për të treguar se kur vihen në pyetje qytetari dhe interesat e tij përballë shtetit monist jemi të gjithë të bashkuar.
Gjithashtu votimi në Kuvend i kësaj kandidature edhe nga një pjesë e deputetëve të shumicës do të ishte një shenjë që kupa e helmit nga keqqeverisja socialiste është mbushur dhe ka filluar të derdhet.
Altin Goxhaj do të ishte gardiani më i spikatur i mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve në pozicionin e Avokatit të Popullit.
Të paktën kështu e njoh unë këtu e 30 vite të shkuara.

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *