Home

Lajme

Bledi Dika – Te lumtur per hapjen e negociatave me BE?!

No Comments Lajme Opinion

Në momentin kur BE po kalon veshtiresite me te medha qe nga krijimi i saj në projektin e saj ekonomik dhe politik, Shqipërisë i hapen negociatat e famshme. Ne shqiptarët dukemi të dyzuar a të jemi të lumtur apo jo. Kaq shumë vite sa pritem, a do na ndryshoj ndonjë gjë në llogari apo jo? Gjithsesi pjesa më e madhe e jona duket e lumtur sepse më në fund po pranohemi në klubin BE. Aspirata e fillim dëmokracisë e cila gjëmontë e duam Shqipërinë si gjithë Europa tashmë duket të kristalizohet, ashtu sikundër dëshmojnë lotët e gazetares nga Brukseli.
Një pjese e mirë e shqiptarëve enden në një lumturi groteske. Nëse do ti pyesnim, pse ky gëzim për këtë “arritje”? Sepse më në fund mund të emigrojmë më shumë se tre muaj, do të ishte përgjigja krahë-këputëse.
Pse Evropa eshte ne krize? (Ka disa romantik që sforcohen të mos besojnë që BE ka marrë tatëpjetën). Sepse modeli i saj ekonomik, neoliberizmi, është që nga 2008 në reaminacion dhe e ka shtyrë gjithë këto vite me serume dhe injeksione njeherë deflacioniste dhe tashme infacioniste, por më kot nuk po i gjihet dermani, u tentua dhe një arrest total për të frenuar degradimin, por pa rezultat. Andej nga 2030 ka zëra se do të njoftohet vdekja përfundimtare.
Përtej fateve të BE në vitet e ardhshme, Shqipërisë i intereson të jetë pjesë e sa për një arsye rhelbësore, edhe pse, në peshoren e pro dhe kundra, sic do shohim më posht, pesha e faktorëve kundra BE janë më të mëdha. Kjo arsye thelbësore është sa urgjente dhe e qenësishme. Ajo qëndron në faktin që aktualisht vendi po cmontohet dhe rripet në mënyrën më barbare. Hajdutëria dhe babëzia ka arritur në nivele kaq të larta saqë nuk nevojitet më të bëhet toke djegur në kuptim taktik, mjafton shpërkujdesja e bajlozëve të hajnisë të cikët nuk lejn bar te mbij aty ku ata shkelin. Prandaj aderimi ne BE mund te shihet pozitiv në këtë aspekt, të kufizoj oreksin e bajlozëve të hajnisë.
Por cfarë është në thelb BE?
Parimet themelore të BE Jane ato me natyrë ekonomike të cilat specifikohen në kapitullin mbi politikën ekonomike në Traktatin e Maastricht-it. Sipas ketij kapitulli shtetet anëtare duhet të ndjekin një politikë ekonomike në linjë më parimet e tregut të hapur dhe konkurrencës së lirë me cmime te qëndrueshme, me financë publike dhe kushte monetare të shëndetshme etj. Për të mbajtur të lartë konkurrencën e lirë ndalohen ndërhyrjet publike. Pra me pak fjalë nëse një kompani prodhuese e zemë e cila ofron me mijëra vende pune gjendet në veshtirësi dhe është në prag falimentimi, nuk mund të ndihmohet nga shteti në asnje mënyre por te ndjeke rrugën e saj falimentare në mënyrë që konkurrenca e lire të mos cënohet.
Në fakt traktatet e BE duke filluar nga ai i Maastricht-it, ashtu sikurse edhe janë ideuar në fakt, përfaqësojnë një kushtetut ekonomike e cila trupëzon as më shumë e as më pak por neoliberizmin duke vrarë përfundimisht politikat keynesiane të pasluftës.
Në aspektin politik ndryshimet ravijëzohen drejt qeverive dhe administratave teknokratike, të cilat do të jenë të afta të implementojnë direktivat dhe rrëgulloret BE. Pra shteti shkon dhe cedon porcione sovraniteti mbistrukturave politiko-juridike sic janë psh Komisioni UE dhe Parlamënti UE.
Pra në sintezë BE me modelin e saj ekonomik neoliberist dhe me mbistrulturën politike nuk është gjë tjetër porse varrhimësja e shtet-kombit.
Duke parë se cilat janë në thelb parimet ekonomiko-politike të BE, të mendosh që deri më tash nuk jemi futur në BE, se nuk na ka dash Evropa është sa infantile aq dhe qesharake. Në thelb të aderimit në BE është interesi ekonomik në rradhë të pare dhe gjeostrategjik në rradhë të dytë. Gjithashtu ka dhe raste aksidentale sic po asistojmë me ok që pritet ti jepet Shqipërisë dhe RMV së fundmi.
1.Për nga pesha ekonomikë interesi BE ndaj nesh është pothuajse zero. Evropa më shumë do të dilte e humbur duke konsideruar impenjimin e fondeve strukturale në vitet e para si anëtare e BE.

  1. Në planin gjeostrategjik cështja është e mbyllur. Duke qenë pjese e Natos dhe me prezencë ushtarake dhe baza amerikane orientimi gjeostrategjik eshte i konsoliduar.
    Cështja është tejet e thjeshte, BE ska patur asnjë interes të na bëj pjesë të saj, sepse kështu si jemi ne përbëjmë kosto për ta në terma të fondeve strukturale.
    Shqipëria mund të pranohet thjesht si pasoje aksidentale e momentit politik që po kalon BE e cila do të ruaj kredibilitetin e saj duke u kthyer në parimet e propaganduara të unitet, shtëpisë së madhe, e cila nuk është në krizë por përkundrazi zgjerohet.
    Po Shqipërisë i intereson aderimi? Përgjigja nda kësaj pyetje nuk është as e thjeshte as intuitive. Ka shumë elemente pro dhe kundra
    Elementët pro
    Fondet strukturale (të cilat gjithsesi e kanë bishtin mbrapa, por eshtë një temë e gjatë e cila nuk mund të trajtohet këtu).
    Implementimi i normativave UE në rëndin juridik shqiptar (acquis komunitar)
    Ridimensionimi i fuqive të satrapëve shqiptare.
    Elementët kundra
    Perëndimi i shtet kombit
    Menjanimi i aspiratës për Bashkim Kombëtar (përrallat e bashkimit kombëtar brenda BE janë kaq naive e fëminore saqë nuk ja vlen të komentohen)
    Valë emigracioni. Nuk do të ketë më kufij tremujor dhe gjithashtu lehtësime normative në kuadër të bashkimeve familjare.
    Eliminimi i tarifave doganore do të shkatërronte përfundimisht prodhuesin e brendshëm nga konkurrenca e jashtme.
    Raporti import- export do ta shuante pothuajse totalisht si zë këtë të dytin.
    Në planin e punësimit Shqipëria do të shndrrohej në një fasoneri gjigande për mos thënë që e ka bërë tashmë.
    Prandaj te gëzohemi sepse nuk mund te trishtohemi më shumë se kaq. Me shpresën që bajlozëve të hajnisë do tu vihet baloni gastrik dhe ne përherë koherent në zgjedhjen e së keqes më të vogël kundrejt potencialit zvicerian qe do te kishte vendi yne nese historite do te kishin qene pak ndryshe.

Burimi/Facebook/Autori

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *