Home

Lajme

Frederik Rreshpja – Gjithmonë

No Comments Argëtim Letersi

Sot, më 19 korrik është 82-vjetori i lindjes së Frederik Rreshpjes (19 korrik 1940 – 17 shkurt 2006), Frederikut të Madh të Poezisë, siç më pëlqen ta quaj dhe siç meriton të quhet. Qoftë në parajsën e poetëve të mëdhenj botërorë!
Frederik Rreshpja (19 korrik 1940 – 17 shkurt 2006):

Gjithmonë

Është gjithmonë një trëndafil,
ndoshta edhe prej reje,
ose i bërë nga zëri im.

Është gjithmonë një yll që flë e gdhihet te dritarja ime
Dhe një zog që ikën nga kafazi i qiellit,
Është edhe hija jote ngjyrëgri që lulëzon.
Hija jote gjithmonë më ka kujtuar
Ngjyrën e aeroporteve të braktisur nga avionët.

Është një mesditë që zhvendos horizontet
Dhe unë ngjyros ylberë
Që shirat nuk i kanë njohur kurrë,
Që në ditën e parë kur lindën shirat.

Është një mbrëmje që thyen muzgun e vet dhe bëhet ditë,
Është një ajër që tringëllin; këputen telat
Dhe unë kurdis violina të reja,
Sepse gjithmonë është e diel.
Madje edhe me vite, kur vjen ti.

Burimi/Facebook/Frederik Rreshpja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *